LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Shkëndija kërkon një tjetër sukses ndaj Sheriff Tiraspolit

Formacionet zyrtare: Shkëndija kërkon një tjetër sukses ndaj Sheriff Tiraspolit

Në Glavnaya Arena (Stadionul Sheriff) në Tiraspol të Moldavisë, Shkëndija zhvillon ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Sheriff Tiraspol.

Kampioni i Maqedonisë është në pozitë shumë të mirë, meqenëse e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 1-0.


Kujtojmë që goli fantastik i Besart Ibraimit nga gjuajtja e lirë, ishte vendimtar për fitoren e tetovarëve në Filip Arena II në Shkup.

Falë rezultatit nga ndeshja e parë, kampioni i Maqedonisë do ta ketë për qëllim që të mos e humbë sfidën kthyese, duke qenë se çfarëdo barazimi e kualifikon tutje.

Po ashtu, do të përpiqet të shënojë gola, sepse nëse realizon dhe humb me një gol diferencë, atëherë Shkëndija do të jetë në raundin tjetër.

Formacioni startues i Sheriff Tiraspol: Serghei Pascenco, Jo Santos, Cristiano, Antun Palic, Vladimir Kovacevic, Ziguy Badibanga, Alhaji Kamara, Mateo Susic, Yuri Kendysh, Rifet Kapic, Veaceslav Posmac.

Formacioni startues i Shkëndijës: Kostadin Zahov, Egzon Bejtulai, Armend Alimi, Visar Musliu, Besart Ibraimi, Ennur Totre, Remzifaik Selmani, Mevlan Murati, Stenio Junior, Izair Emini, Mevlan Adili.

Formacionet e të dyja skuadrave (Foto: Uefa.com)

Skuadra fituese do të luajë kundër Salzburgut në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa ekipi humbës luan ose ndaj Santa Colomas ose ndaj Valur Reykjavik në rrethin e tretë kualifikues të Europa League. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori