Formacionet zyrtare: Juve duhet të shënojë gola, Tottenhami është në situatë më të mirë


Tottenham Hotspuri dhe Juventusi zhvillojnë ndeshen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve në stadiumin Wembley.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Torino përfundoi me rezultat 2-2, ashtu që Bianconerët doemos duhet të shënojnë gola për ta kërkuar kualifikimin.

Zonja e Vjetër kualifikohet vetëm me fitore dhe barazim prej më shumë se dy golash (rezultati 2-2 e dërgon ndeshjen në vazhdime).
Nga ana tjetër, Spursave u mjafton barazimi pa gola apo 1-1 për t'u kualifikuar në çerekfinale.
Trajnerët Mauricio Pochettino dhe Massimiliano Allegri i kanë gati formacionet e tyre më të mira, për të këtë duel shumë të rëndësishëm.
Formacioni zyrtar i Tottenham Hotspur: Lloris (C), Trippier, Sanchez, Vertonghen, Davies, Dier, Dembele, Eriksen, Dele, Son, Kane.
/Telegrafi/


















































