Drejtuesit e Ford kanë treguar se janë të gatshëm të zhvillojnë bisedime me përfaqësuesit e punëtorëve mbi ndryshimet e planifikuara strukturore në fabrikat e prodhuesit amerikan të veturave në Gjermani, tha të shtunën kreu i këshillit të punëtorëve në fabrikën e Ford-it në Këln.
Me 20 janar, Ford tha se kalimi i tij i planifikuar në prodhimin e veturave elektrike do të kërkojë ndryshime strukturore të paspecifikuara, duke shkaktuar frikën e shkurtimeve të vendeve të punës në vendet e tij të prodhimit gjerman.
Ford u angazhua për një linjë tërësisht elektrike në Evropë deri në vitin 2030 dhe udhëheqja e saj në SHBA ka përmendur vazhdimisht se veturat elektrike kërkojnë më pak punë. Zyrtarët gjermanë të sindikatës thanë të mërkurën se Ford do të vendosë deri në mes të shkurtit se sa vende pune do të shkurtojë në përfaqësitë e saj në Evropë, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.
“Menaxhmenti i Ford ka treguar gatishmërinë e tyre për të biseduar,” tha Benjamin Gruschka, i cili është i lidhur me sindikatat IG Metall, në një konferencë për media në Këln. Ai tha se nuk ishte rënë dakord asnjë datë për bisedime dhe se Ford nuk kishte dhënë ende detaje se çfarë përfshin plani i tyre i ristrukturimit.
Një zëdhënës i Ford me bazë në Gjermani nuk pranoi të komentojë të shtunën. Sindikata IG Metall ka thënë se po përgatitej për një skenar më të keq për fabrikën e Këlnit prej deri në 2,500 shkurtime të vendeve të punës në zhvillimin e produktit dhe 700 të tjera në administrim.
Gruschka tha gjithashtu se punëtorët e Ford ishin gati të kundërshtonin çdo shkurtim, por nuk pranoi të specifikonte detaje tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTelsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV
Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro
Këtë mund t'a bëjë vetëm Toyota: Prezantoi 15 vetura elektrike njëherësh
Modeli më i vlerësuar i Kia-s po i nënshtrohet një ridizajnimi, premierë pas pak ditësh
Të gjitha veturat e reja Tesla Model 3 tani kualifikohen për kreditimin e plotë të taksave prej 7,500 dollarësh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën