LAJMI I FUNDIT:

Ford me mundësinë e mahnitshme, për ata që e kanë bezdi të gjejnë parking (Video)

Ford me mundësinë e mahnitshme, për ata që e kanë bezdi të gjejnë parking (Video)

Ma anë të këtij algoritmi, mund t’i jepet fund kërkimit nëpër kolona për të gjetur një parking të zbrazët

Të gjeturit e një vendi të lirë parkimi, është tepër e vështirë, veçanërisht në kohën e tollovisë së trafikut, apo gjatë festave të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Sistemi i vet-parkimit është shumë lehtësues, por i padobishëm në detin e veturave të parkuara.

Sipas një studimi, shoferët e kalojnë një ditë të tërë në vit, vetëm duke gjetur parkim. Kjo statistikë i ka shqetësuar inxhinierët e kompanisë Ford, që bashkuan forcat për t’i gjetur zgjidhje problemit.

Për një kohë mjaft të gjatë, Ford është duke e testuar sistemin e ‘parkimit bashkëpunues’, që mbledhë statistika nga hapësira e parkimit.

Tashmë, është lansuar një video e shkurtë, që përmes modeleve Mondeo dhe Fusion, tregohet se si funksionon ky algoritëm.

“Po që se e largojmë kohën, të cilën shoferët e kalojnë duke kërkuar parkim, ata do të kenë udhëtime më të lumtura dhe sa më pak shpenzime”, ka thënë Christian Ress, njëri nga inxhinierët e angazhuar.

Mungesa e sensorëve në parkingje dhe te veturat e vjetra, e bënë shumë më të vështirë funksionimin e këtij sistemi, në të cilin duhet ende të punohet.

Sipas krijuesve, kjo nuk është metoda më e mirë, por mjafton për fillim, ndërsa kërkohen ndihmë për rritjen e të dhënave. /Telegrafi/