LAJMI I FUNDIT:

Ford imagjinon të ardhmen pa drita sinjalizuese të trafikut (Video)

Ford imagjinon të ardhmen pa drita sinjalizuese të trafikut (Video)

Ndalimi në kryqëzime rrugësh, me këtë projekt do t’i përket të kaluarës

Askush nuk dëshiron të ndalojë në trafik, për të pritur ndezjen e dritës së gjelbër, andaj Ford po punon në atë drejtim që drita sinjalizuese të trafikut, t’i përkasin të kaluarës, transmeton Telegrafi.


Sipas këtij prodhuesi makinash, shoferët i kalojnë dy ditë duke pritur në trafik, derisa 60 për qind e aksidenteve shkaktohen pikërisht nga semaforët, megjithëse janë vendosur për t’i parandaluar.

Në të njëjtën kohë, të kursehet koha dhe shpenzimet, sepse ndalimi, pritja dhe më pas përshpejtimi djegë më shumë materie. Për të imagjinuar një të ardhme pa drita sinjalizuese trafiku, Ford është duke testuar sistemin Priority Menagement që është i integruar në disa vetura.

Simulimet me këto makina, janë duke u zhvilluar në Milton Keynes të Britanisë së Madhe, si pjesë e një programi të sponsoruar nga qeveria. Sistemi përfshinë komunikimin e koordinuar të makinave mes vete, që caktojnë shpejtësinë optimale, për të qarkulluar nëpër kryqëzime rrugësh.

Për krijimin e sistemit kompleks, Ford është inspiruar në mënyrës se si njerëzisht bashkëveprojnë në mënyrë instinktive, duke ndaluar kur e kanë dikë afër dhe më pas vazhdojnë rrugën duke shmangur çdo prekje të mundshme.

Avancimi i këtij algoritmi, pritet të jetë një ndihmesë shumë e madhe edhe për makinat autonome. /Telegrafi/