LAJMI I FUNDIT:

Ford Escort RS Turbo, vetura e Princeshës Diana shitet në ankand për 853,000 euro

Ford Escort RS Turbo, vetura e Princeshës Diana shitet në ankand për 853,000 euro

Ford Escort RS Turbo, vetura e Princeshës Diana shitet në ankand për shifrën e 853,000 eurove në ankandin e mbajtur këtë fundjavë.

Ofertuesi fitues, nga Cheshire në Mbretërinë e Bashkuar, pagoi 765,700 euro gjithashtu edhe tarifën e blerësit për ta siguruar veturën unike.

Siç u raportua nga Drive, ofertat në ankandin Silverstone Auctions filluan prej 117,900 euro dhe u rrit gradualisht, transmeton Telegrafi.

Beteja eventuale për çmimin e madh ishte mes ofertuesit lokal në Cheshire dhe një ofertuesi me telefon nga Dubai.

Drive raporton se specialisti i veturave klasike në ankandin Silverstone Auction, Arwel Richards, vë në pah se shtëpia e ankandeve u befasua nga çmimi final, por ishte rrallësia e veturës dhe “lidhja emocionale” e publikut me atë, gjë e cila e bënë veturën më speciale. /Telegrafi/