LAJMI I FUNDIT:

Forcat Ajrore Amerikane: Pilotë, pastroni xhamat! (Video)

Forcat Ajrore Amerikane: Pilotë, pastroni xhamat! (Video)

Forcat Ajrore Amerikane i kanë kërkuar pilotëve të tyre me bazë në Britaninë e Madhe, t’i mbajnë xhamat e dritareve të pastra për të evituar përplasjet me avionë civilë.

Avionët F-15 të vendosur në Lakenheath, janë përfshirë në 19 incidente me avionë britanikë gjatë pesë viteve të kaluara.


Një pilot i një avioni F-15, nga baza e Sufolkut, kohët e fundit, u lëvdua jo pak pasi kishte dalluar një avion civil që po afrohej me sy përpara shfaqjes së tij në radar, duke evituar një përplasje të mundshme. Forcat ajrore amerikane thanë se pilotët e tyre ishin trajnuar të fluturonin në gjendje vigjilente.

Incidenti i evituar është shënuar në prill, kur një çift avionësh F-15 po fluturonin ulët për të parë mbi Malet e Zeza në afërsi të Herefordit. Një nga pilotët pikasi avionin që nuk ishte shfaqur në radar, dhe të dy F-15 kishin manovruar duke dalë nga trajektorja. Më shumë se 1 mijë incidente të evituara janë raportuar në bordin e aviacionit britanik gjatë 5 viteve të kaluara, në 260 prej tyre kanë qenë të përfshirë avionë ushtarakë britanikë apo amerikanë.

Një nga më seriozët ndodhi në janar, kur du F-15 nga baza ajrore Lakenheath, iu afruan në largësinë e 50 metrave një avioni transportues të Forcave ajrore britanike. Si rezultat, forcat ajrore amerikane, i kanë kërkuar pilotëve të tyre të përdorin atë që e përshkruajnë si ‘shiko dhe evito’.

Dhe për ta bërë këtë duhet që xhamat e avionëve të jenë të pastër….Një zëdhënës i forcave ajrore tha: Ndonjëherë, gjërat e vogla si mbajtja pastër e xhamit, mund të bëjë dallimin. Siguria është gjithnjë prioritet për pilotët tanë, që janë të trajnuar të jenë vigjilentë gjatë gjithë kohës.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori