Prizreni do të jetë nikoqir i Panairit të Punësimit, i cili do të zgjasë dy ditë, ku dhjetëra biznese që do të prezantojnë dhe ofrojnë punësim për të interesuarit.
Sipas njoftimit për media në hapje të Panairit mori pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili vlerësoi se ngjarje si kjo janë të mirëseardhura dhe jashtëzakonisht të rëndësishme si një mundësi shtesë për punësimin e qytetarëve, sidomos e të rinjve.
Me këtë rast, ministri Gashi tha se si MKRS jemi të angazhuar maksimalisht ta përkrahim sektorin e rinisë, ku përpos themelimit të fondit të veçantë për të rinj, për vitin e ardhshëm këtë fond synojnë ta rrisim në 3 milionë euro.
“Nga hulumtimi që kemi bërë, ka rezultuar si vendim i drejtë pasi që aty janë hapur vende të reja apo edhe biznese të reja. Sigurisht sfide mbet papunësia, por nëse ky trend vazhdon edhe ne si ministri i shtojmë fondet, atëherë mund t’i ulim kërkesat për punësim. Padyshim mbetët punësimi si prioritet. Për vitin e ardhshëm ne kemi paraparë që ky fond të rritet dhe të bëhet 3 milionë euro”, tha ai, duke kujtuar faktin se pjesa më e madhe e shoqërisë së Kosovës i takon moshës rinore.
“Ne jemi munduar që t’i ofrojmë përkrahje kësaj shtrese dhe padyshim që do të vazhdojmë edhe më tutje t’i përkrahim të rinjtë. Ky fond është dedikuar në mbështetje të të rinjve, ku në Kosovë janë hapur 70 biznese”, tha ai.
Në njoftim thuhet se i pranishëm në hapje të panairit ishte edhe Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili tha se si komunë çështjen e punësimit e kanë prioritet.
Panairi i organizuar në Prizren, sipas organizatorëve synohet të jetë tradicional i cili do të mbahet çdo vit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre