LAJMI I FUNDIT:

Folklori shqiptar prezantohet në Belgjikë

Folklori shqiptar prezantohet në Belgjikë

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore po merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar Kulturor “Balkan Trafik”, që po zhvillohet nga 19-22 prill në Bruksel.

Programi përfshin vallet më të spikatura të zonave të ndryshme, këngët polifonike deri te formacionet orkestrale në formën e kabasë, apo meloditë e pavdekshme të këngës së kultivuar.


Përfaqësimi i trupës së Ansamblit Kombëtar në këtë edicion i dedikohet polifonisë shqiptare si trashëgimi e UNESCOS-s, në kuadër të 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë.