LAJMI I FUNDIT:

FMN vazhdon mbështetjen për ATK-në

FMN vazhdon mbështetjen për ATK-në

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në vazhdimësi ka mbështetur proceset e Administratës Tatimore të Kosovës. Në mënyrë që të përmirësohet edhe më shumë procesi i menaxhimit të rrezikut të përmbushjes, nga 5 deri më 15 qershor në ATK është realizuar misioni i asistencës teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar me eksperten Telita Snyckers.

Qëllimi i këtij misioni ishte ofrimi i këshillave në përmirësimin e procesit të menaxhimit të përmbushjes vullnetare, duke u përafruar me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Në takimin e mbajtur më 14 qershor, në mes të Drejtorit të Përgjithshëm dhe Telita, është diskutuar për gjendjen aktuale të procesit të menaxhimit të rrezikut të përmbushjes, i cili si proces dhe kapacitete njerëzore janë vlerësuar se kanë përparësi strategjike dhe raportet e prodhuara lidhur me menaxhimin e rrezikut të përmbushjes, janë të shkëlqyeshme krahasuar me shtetet në regjion.

Gjithashtu në takim u prezantua edhe gatishmëria e FMN për të mbështetur ATK edhe në të ardhmen me theks edhe gjatë vitit 2017, në fusha të cilat ATK i sheh me prioritet dhe në fushat të cilat janë identifikuar si potenciale për përkrahje në raportin e asistencës teknike.

Në takim, prezent ishte edhe Steffen Normann Hansen, këshilltari regjional i FMN për asistencë teknike.

Drejtori i Përgjithshëm Sakip Imeri shprehu mirënjohjen dhe falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme të FMN-së në zhvillimin dhe modernizimin e Administratës Tatimore. /Telegrafi/