Ministri i Financave Bedri Hamza në kuadër të takimeve pranverore në Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe Bankën Botërore në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u takua me zëvendësdrejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtarë Tao Zhang.
Me këtë rast, ministri Hamza e njoftoj Zhangin për progresin të cilin e ka arritur Kosova në zhvillimit e saj, me theks të veçantë në fushën e financave, dhe gjithashtu shprehi respektin dhe falënderimin për mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtarë ndër vite që i ka dhënë Kosovës.
Ministri Hamza gjithashtu e njoftoi z.Zhang dhe stafin e tij për trendin e mirë të të hyrave buxhetore në total që po realizohen në buxhetin e Kosovës, trendin e shpenzimeve, si dhe stabilitetin makro fiskale në përgjithësi.
Ai gjithashtu u shpreh se falë raporteve të shkëlqyera me Fondin Monetar Ndërkombëtarë, do të vazhdoj edhe në të ardhmen bashkëpunimi i sinqertë dhe transparent të konsultimit me Fondin Monetar Ndërkombëtarë për çdo ligj apo vendim i cili do të sjellët nga Ministria e Financave.
Ndërsa, zëvendës zëvendësdrejtori Menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtarë Tao Zhang, falënderoi ministrin Bedri Hamza për vizitën në Fondin Monetar Ndërkombëtare, si dhe e përgëzoi atë për trendët pozitive të zhvilluara në fushën financave, të cilat po ndodhin në Kosovë.
Ai gjithashtu u shpreh se Kosova ka arritur fal punës profesionale dhe transparente të Ministrisë së Financave të ketë stabilitet të plotë Makro Fiskal përkundër shumë kërkesave buxhetore dhe në të njëjtën kohë duke ndihmuar sektorin privat në zhvillim të tij përmes politikave fiskale. Kjo është një arritur e madhe që pa qenë në program me FMN është arritur nga vetë kosovarët.
Zhang gjithashtu u shpreh i lumtur që Fondi Monetar Ndërkombëtarë do të vazhdoj mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen, duke vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Kosovën në këtë rast me Ministrin e Financave.
Në këtë takim gjithashtu ministri Bedri Hamza dhe zëvendësdrejtori Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtarë Tao Zhang, u pajtuan që këtë vit Ekipi i Misionit të FMN ta vizitojnë Kosovën. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë