LAJMI I FUNDIT:

Fluturimin e fundit të Mbretëreshës Elizabeth nga Edingburgu drejt Londrës, e kanë përcjellë mbi pesë milionë njerëz  

Fluturimin e fundit të Mbretëreshës Elizabeth nga Edingburgu drejt Londrës, e kanë përcjellë mbi pesë milionë njerëz  

Flightradar, ueb-faqja e specializuar në përcjelljen e fluturimeve të aeroplanëve, ka publikuar fluturimin me aeroplan të arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II, duke vënë rekord sa i përket numrit të njerëzve që e kanë ndjekur në këtë ueb-faqe.

Mbi pesë milionë njerëz në këtë ueb-faqe dhe aplikacion, kanë ndjekur fluturimin e aeroplanit që transportonte trupin e pajetë të Mbretëreshës nga Edinburgu, në bazën ajrore të forcave mbretërore Northolt në afërsi të Londrës, transmeton Telegrafi.


Në minutën e parë pas aktivizimit të aeroplanit transportues, gjatë milionë njerëz kanë tentuar të klikojnë për ta ndjekur këtë fluturim.

Është një shifër dukshëm më e madhe nga ajo, kur Nancy Pelosi nga Kongresi amerikan udhëtoi me aeroplan për në Tajvan. Atë fluturim e kishin ndjekur 2.2 milionë njerëz.

Kujtojmë që Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë javën e kaluar në pallatin mbretëror Belmore në Skoci. /Telegrafi/