LAJMI I FUNDIT:

Fluturakja më e madhe ndonjëherë, me panele gjigante xhami dhe luks të lart – në përpjekje ta ndryshojë mënyrën e udhëtimeve turistike (Foto)

Fluturakja më e madhe ndonjëherë, me panele gjigante xhami dhe luks të lart – në përpjekje ta ndryshojë mënyrën e udhëtimeve turistike (Foto)

Fotografitë e shpërndara së fundmi, tregojnë enterierin e fluturakes më të madhe ndonjëherë, që ka nivel të lartë luksi dhe panele gjigante xhami, me mundësi që të shikohet në të dy horizontet.

Hibrid Air Vahicles në bashkëpunim me Design Q, e prezantuan Airlander 10 që konsiderohet si fluturakja më e madhe e pasagjerëve, e cila mund ta ndryshojë mënyrën e turizmit përgjithmonë, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, fluturakja e 25 milionë eurove, është përdorur nga Forcat Ajrore Amerikane, ndërsa tani është pronë e kompanisë britanike me bazë në Bedfordshire të Anglisë.

Vetëm hapësira e brendshme është e gjatë 75 metra dhe mund të akomodojë 18 pasagjerë dhe stafin shërbyes, për një fluturim treditor.

Prodhuesi konsideron se ka gjithçka gati dhe mund të nisin porositë për Airlander 10, si dhe të gjitha kërkesat e personalizuara të klientëve.

Kjo fluturake është më e madhe se gjiganti A320 dhe mund të aterrojë edhe në zona ku nuk ka aeroport, sepse nuk ka nevojë për pistë. Në këtë mënyrë, udhëtarët mund të ndalojnë në çdo kënd të botës, në mënyrë elegante dhe pa bërë asnjë hap më shumë.

Me 93 metra gjatësi dhe 45 metra gjerësi, është e bollshme që të ketë dhomë të fjetjes, dhomë të gjerë për qëndrim, trapezari, banak për kokteje, 25 kabina private dhe një dhomë për tymosje. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Komplimenti

Komplimenti

Kalo në kategori