LAJMI I FUNDIT:

“Flurona”: Izraeli raporton rastin e parë të një individi të infektuar me grip dhe COVID-19, në të njëjtën kohë

“Flurona”: Izraeli raporton rastin e parë të një individi të infektuar me grip dhe COVID-19, në të njëjtën kohë

Rasti i parë i njohur në botë i një personi të infektuar me COVID-19 dhe virusin e gripit në të njëjtën kohë u regjistrua në Izrael.

Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, infeksioni i dyfishtë – i quajtur “Flurona” – u gjet te një nënë e re në Qendrën Mjekësore Rabin në Petach Tikva.


Profesor Arnon Vizhnitser, drejtor i departamentit të gjinekologjisë në spital, tha për gazetën e Jerusalemit se gruaja rezultoi pozitive për të dy viruset sapo erdhi në qendrën mjekësore dhe se ata u kontrolluan dy herë për ta konfirmuar.

Vizhnitser shtoi se gruaja nuk ishte vaksinuar kundër asnjërit virus, por ajo nuk kishte ndonjë simptomë veçanërisht të fortë. Ajo ndihej mirë dhe pritej të lirohej shpejt.

Megjithëse ky ishte rasti i parë i dokumentuar i dikujt të infektuar me të dy viruset njëkohësisht, ekspertët e shëndetësisë besojnë se ka të tjerë që nuk janë diagnostikuar.

Ministria izraelite e Shëndetësisë po studion rastin për të parë nëse mund të shkaktojë sëmundje më serioze, sipas Hamodia.

Rastet me COVID-19 në Izrael janë aktualisht në rritje, me rreth 2,308 raste të reja të raportuara në ditë, sipas Reuters.

Mbi 16 milionë doza vaksinash janë administruar në vend që nga pandemia, që do të thotë se rreth 92.3 për qind e popullsisë së Izraelit prej mbi 9.2 milionë ka marrë dy doza.

Pavarësisht shkallës së lartë të vaksinimit, të dhënat e Reuters tregojnë se Izraeli është i katërti në Azi dhe Lindjen e Mesme për sa i përket rasteve totale të COVID-19 në raport me popullsinë e vendit, vetëm pas Bahreinit, Maldiveve dhe Gjeorgjisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Kalo në kategori