LAJMI I FUNDIT:

Flota ruse këmbëngul se ka shtënë si paralajmërim në drejtim të luftanijes britanike, por nuk jep asnjë fakt

Flota ruse këmbëngul se ka shtënë si paralajmërim në drejtim të luftanijes britanike, por nuk jep asnjë fakt

Flota detare ruse e Detit të Zi, së bashku me Shërbimin Kufitar FSB, lëshuan një goditje paralajmëruese drejt shkatërruesit britanik, e cila thuhet se ka shkelur kufirin shtetëror rus.

Më herët, shkatërruesi britanik mori një paralajmërim se armët do të përdoren nëse shkel kufijtë e Federatës Ruse, megjithatë, anija luftarake nuk iu përgjigj këtij paralajmërimi, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.


“Shkatërruesi URO ‘Defender’ i Marinës Britanike kaloi kufirin shtetëror të Federatës Ruse më 23 qershor në 11:52, duke lëvizur përgjatë pjesës veriperëndimore të Detit të Zi, dhe hyri në detin territorial në zonën e Kepit Fiolent”, thuhet në deklaratë.

Pas kësaj, sipas Ministrisë, anija kufitare e flotës ruse hapi dy të shtëna paralajmëruese në 12.06 dhe 12.08, pas së cilës, në 12.19, avioni Su-24M kreu një bombardim paralajmërues në të drejtën e lëvizjes së shkatërruesit britanik, raporton nbcnews.

Britania e Madhe mohon se flota ruse ka shtënë si paralajmërim në drejtim të luftanijes britanike
Lexo po ashtu Britania e Madhe mohon se flota ruse ka shtënë si paralajmërim në drejtim të luftanijes britanike

Pas kësaj, shkatërruesi britanik, në orën 12.23, la kufijtë e ujërave territoriale të Federatës Ruse, përfundon departamenti ushtarak rus.

Ndërkohë, atasheu ushtarak i Ambasadës Britanike në Moskë u thirr në Ministrinë e Mbrojtjes të Federatës Ruse për shkak të incidentit me shkatërruesin Britanik në Detin e Zi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori