LAJMI I FUNDIT:

Florent Hadergjonaj: Do të rikthehemi më të fortë, Kosova jonë e shenjtë

Florent Hadergjonaj: Do të rikthehemi më të fortë, Kosova jonë e shenjtë
Foto: Arkiv

Florent Hadergjonaj është lojtari i fundit i Përfaqësueses së Kosovës që ka reaguar pas humbjes nga Maqedonia e Veriut dhe eliminimi nga Liga e Kombeve.

Kosova u mposht me rezultat të ngushtë 2-1 nga Maqedonia e Veriut në ndeshjen gjysmëfinale të “Play-Offit” në Ligën e Kombeve.

Goli i vetëm në këtë përballje nga Dardanët u shënua nga Hadergjonaj, i cili me parabolë befasoi portierin kundërshtar.

Shijojeni euro golin nga distanca të Florent Hadërgjonajt: Maqedonia e Veriut 1-1 Kosova
Lexo po ashtu Shijojeni euro golin nga distanca të Florent Hadërgjonajt: Maqedonia e Veriut 1-1 Kosova

Kjo humbje ka dëshpëruar të gjithë, nga lojtarët e deri tek tifozët, ndërsa dëshpërimi i madh ka bërë që të ketë komente dhe kritika të ndryshme.

I fundit që ka reaguar pas këtyre kritikave është pikërisht shënuesi Hadergjonaj që beson se do të rikthehen edhe më të fortë.

Hadergjonaj ka nevojë për votat tuaja, UEFA e vendos në garë me futbollistin serb për golin më të mirë të javës
Lexo po ashtu Hadergjonaj ka nevojë për votat tuaja, UEFA e vendos në garë me futbollistin serb për golin më të mirë të javës

“Do të rikthehemi më të fortë. Forca Kosova jonë e shenjtë”, ka shkruar Hadergjonaj në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, Hadergjonaj është edhe në garë për golin më të mirë të javës në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori