LAJMI I FUNDIT:

Flet zëdhënësi i ri i Qeverisë: Punën e Qeverisë do ta transmetoj drejt tek qytetari

Flet zëdhënësi i ri i Qeverisë: Punën e Qeverisë do ta transmetoj drejt tek qytetari

Zëdhënësi i ri i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, duke folur në Zona B të Klan Kosovës për detyrën e tij të re, ka thënë se ai do të angazhohet shumë që punët e Qeverisë t’i transmetojë tek qytetarët e vendit në mënyrë sa më të drejtë.

Do të punojë që të transmetohet si duhet puna e Qeverisë tek qytetarët”, sepse “kjo punë herë deformohet në rrugë e sipër, herë deformohet nga gazetarët”, ka thënë Abdullahu.

“Unë konsideroj që ka një dinamikë të madhe të punës, është një dinamikë që mezi po e përcjellë me këtë kondicion timin. Është një zhvillim pozitiv, madje njerëzit po e interpretojnë në mënyra ta ndryshme këto vizita të kryeministrit nëpër komuna”, tha ai.


Abdullahu tha se mbetet të shihet nëse zgjedhja e tij në këtë pozicion është vendimi i duhur dhe nëse veç del të jetë atëherë “është meritë e punëdhënësit në rastin konkret, prirja për të parë se kush është i përshtatshëm për këtë pozitë”.

Të jesh shqiptar i mirë nuk do të thotë të mos jesh pro Kosovarizimit, madje është e kundërta, ka thënë zëdhënësi i ri i Qeverisë së Kosovës, kur është pyetur për bindjet e tij të kamotshme për Bashkim Kombëtar.

“Shqiptarizmi dhe Kosovarizmi nuk bien ndesh njëra me tjetrën, s’mund të jesh shqiptar i mirë nëse e përjashton Kosovarizmin”, ka thënë Abdullahu.

Ai pohoi se tashmë ka ndryshuar edhe konteksti për idenë e Bashkimit Kombëtar.

Tashmë jemi të lirë dhe ka ndryshuar edhe konteksti tha Abdullahu, kurse kohë më parë ishte ndryshe.

“Të jesh për bashkim kombëtar është nënkuptuar të jesh i çliruar dhe të jesh kundër sistemit të Serbisë, tani që jemi çliruar ka ndryshuar konteksti”.

Ai ka folur edhe për atë që quhet filozofi Rugoviane, e cila, sipas Abdullahut, është e domosdoshme të ndiqet.

“Rugovizmi u duhet shqiptarëve si brumë filozofik dhe politik për vazhdimësi”, tha ai.

Abdullahu ka diskutuar edhe rreth mundësisë për t’u bërë anëtar i LDK-së.

Ai ka shtuar se prioritet e ka punën aktuale, por për një gjë të tillë duhet të vlerësohet nga të tjerët.

“Tash për tash do i mbetem besnik Qeverisë së Kosovës ,punës që e bëj. Do mundohem ta bëjë këtë punë mirë dhe mbetet të tjerët ta vlerësojnë se a mund të jem unë për një vend të caktuar në atë parti apo jo? Mbetet të shihet nuk mund ta them troç po apo jo se a do të anëtarësohem në LDK”

Gjithashtu Abdullahu ka përmendur ca atribute të mirë për shefin e tij, që sipas tij janë shumë të rëndësishme.

“Mua si këshilltar më pëlqen prirja e tij për të dëgjuar mirë kur flet kur e këshillon.  Ai ka edhe një përvojë dhe prirje për ta lexuar problemin qe e prezanton dhe dinë ta ofrojë ndihmën aty ku duhet,” ka përfunduar Abdullahu, njofton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Formohet një parti e re politike në Kosovë

Formohet një parti e re politike në Kosovë

Politikë

"Mashtruese" dhe "Jorelevant", si nisi përplasja ndërmjet Avdullah Hotit dhe Vjosa Osmanit

Lajme
“E mora armën kur shteti nuk ma mbrojti familjen” – Rrëfimi i 18-vjeçarit që plagosi dy persona pasi ia rrahën babain

“E mora armën kur shteti nuk ma mbrojti familjen” – Rrëfimi i 18-vjeçarit që plagosi dy persona pasi ia rrahën babain

Lajme
Arrestimi i Bojan Jevtiq, çfarë dihet deri tani për të dyshuarin për spiunazh brenda Policisë së Kosovës?

Arrestimi i Bojan Jevtiq, çfarë dihet deri tani për të dyshuarin për spiunazh brenda Policisë së Kosovës?

Drejtësi
Një kompani britanike thotë se ka siguruar financim për arbitrazhin 195 milionë euro kundër Kosovës

Një kompani britanike thotë se ka siguruar financim për arbitrazhin 195 milionë euro kundër Kosovës

Lajme
I burgosuri shqiptar arratiset nga vetura e policisë teksa po transportohej me të burgosurit e tjerë në Zvicër

I burgosuri shqiptar arratiset nga vetura e policisë teksa po transportohej me të burgosurit e tjerë në Zvicër

Kronika e Zezë
Kalo në kategori