LAJMI I FUNDIT:

Flet shqiptari që u tha se donte ta bënte Papën mysliman: Doja t’i thosha se jo të gjithë jemi terroristë (Video)

Flet shqiptari që u tha se donte ta bënte Papën mysliman: Doja t’i thosha se jo të gjithë jemi terroristë (Video)

Është mysliman dhe mediat italiane e akuzuan se donte te konvertonte Papën. Quhet Brendon dhe nuk duket as i ashpër dhe as i rrezikshëm.

I larguar që fëmijë nga Shqipëria së bashku me prindërit, ai u rikthye tek gjyshërit në moshën 22-vjeçare, sipas një vendimi të ministrit të Brendshëm italian, që urdhëroi deportimin e tij javën e shkuar nën dyshimin për ekstremizëm.


Por, Brendon Bardhi e konsideron veten një besimtar që u pa i dyshimtë nga autoritetet pas komenteve të tij në Facebook, që u konsideruan si simpati ndaj ISIS-it. Ndaj, thotë se iu drejtua Papës për t’i kërkuar ndihmë.

“Dola në mëngjes nga ora 5:00, me pak frikë dhe emocion.

Ndalova në një kishë, kërkova priftin e saj që të më bënte lidhje me Papën. Në momentin që ky person më pa me Kur’anin, mbeti shumë i trembur. Unë i buzëqeshja, ai më shihte me inat. U ndjeva shumë fajtor, edhe pse nuk isha. Mesazhi që doja t’i përcillja Papës ishte që jo të gjithë jemi njësoj, jo të gjithë jemi terroristë”, thotë ai.

Që nga kjo tentativë e muajit shkurt për të takuar Papën, Brendon është mbajtur në burg.

“Në ditën e parë që kam shkelur aty më konsideruan terrorist, që nuk isha. Çdo gjë që thosha nuk merrej për bazë”, tha ai. “Jam një djalë normal, që ka ndihmuar shumë persona. Mundohem t’i ndihmoj e jo t’i vras”, thotë 22-vjeçari.

Bardhi është personi i pestë që brenda pak kohësh dëbohet nga autoritetet italiane për të njëjtin motiv. Ai tani më shumë i frikësohet paragjykimeve dhe kërkon një shans të ketë një jetë normale.

“Kërkoj ndihmë, sepse edhe unë jam njeri i dobët. Më duhet një bazament, të kem një punë që të vazhdoj jetën time”, thotë Bardhi. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori