LAJMI I FUNDIT:

Flet Albert Bunjaku: Ja situata jonë pas zyrtarizimit të grupit

Flet Albert Bunjaku: Ja situata jonë pas zyrtarizimit të grupit

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku ka dhënë mendimin e tij pas zyrtarizimin të grupit.

Kosova është në Grupin I kualifikues për Botërorin “Rusia 2018”, dhe për kundërshtarë do të ketë Turqinë, Kroacinë, Islandën, Finlandën dhe Ukrainën.

Edhe pse në grupin e Kosovës, luajnë katër kombëtare që janë në Evropian, përzgjedhësi Bunjaku, ka qenë i gatshëm për këtë grup.

“Me duhet të them se isha i informuar më herët se munde të gjendemi në grupin I dhe vendimi nuk më befasoi edhe pse mbaja pak shpresë të jete Grupi H”, ka thënë fillimisht Bunjaku për Telegrafin.

“Grupi I është një mini-evropian ku prej pesë kombëtarëve katër nga to janë në fazën finale të evropianit dhe kjo tregon se ky grup është shumë i vështirë.   Kosova duhet ta shfrytëzojë për pjekuri dhe ndërtimin e një ekipi që në evropianin e ardhshëm ta realizojmë kualifikimin”, deklaroi Bunjaku.

I pyetur se nëse Kosovës do t’i kthehen disa lojtarë që kanë prejardhje nga Kosova ai u përgjigj: “Do të duhet kohë pavarësisht kush vjen, por ajo qe unë jam i sigurt është që Kosova gradualisht do jetë më e fortë e më e fortë”, përfundoi ai.

Sipas Bunjakut synimi i Kosovës është Evropiani i ardhshëm dhe këto kualifikime do të jenë pa presion.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Transferimi i parë i Vincent Kompany tek Bayerni vjen nga Manchester United

Transferimi i parë i Vincent Kompany tek Bayerni vjen nga Manchester United

Bundesliga
Jose Mourinho identifikon top yllin e Barcelonës si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce

Jose Mourinho identifikon top yllin e Barcelonës si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce

Ligat tjera
Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Liga e Kampionëve
Qindra tifozë të Real Madridit bien pre e një mashtrimi të madh para finales me Dortmundin

Qindra tifozë të Real Madridit bien pre e një mashtrimi të madh para finales me Dortmundin

Liga e Kampionëve
Finalja e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund 0-0 Real Madrid: Gjermanët humbin rast të qind për qind

Finalja e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund 0-0 Real Madrid: Gjermanët humbin rast të qind për qind

Liga e Kampionëve
Sakrifica e top yllit të Real Madridit – ai do të luajë i sëmurë në finalen ndaj Dortmundit

Sakrifica e top yllit të Real Madridit – ai do të luajë i sëmurë në finalen ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori