LAJMI I FUNDIT:

Flet afgani nga aeroporti i Kabulit, tregon se pse nuk erdhën ende në Shqipëri

Flet afgani nga aeroporti i Kabulit, tregon se pse nuk erdhën ende në Shqipëri

Për qeverinë amerikane, nxjerrja nga Afganistani i 20,000 bashkëpunëtorëve të tyre mes të cilëve 1000, që pritet të vijnë në Shqipëri po kthehet në “Mission Imposible” (mision i pamundur). Kjo si pasojë se kaosit që ka përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul. 

Njëri prej 300 afganëve të parë, që supozohej të mbërrinte në Shqipëri dy ditë më parë, ndodhet në perimetrin e jashtëm të aeroportit duke pritur. Ai përmes një video dërguar në Top Channel ilustron situatën afër tij.


I pyetur  përse nuk është mundësuar nisja drejt Shqipërisë ai tha se “dy ditë më parë talebanët dezinformuan njerëzit përmes rrjeteve sociale duke thënë se ata që dëshironin të shkojnë në Amerikë thjesht duhet të paraqiten në aeroport. Më shumë se 200,000 persona u paraqitën në aeroport duke shkatërruar planin e evakuimit të amerikanëve”.

Një zyrtar i qeverisë shqiptare pjesë e operacionit humanitar të sjelljeve të afganëve në Shqipëri deklaroi se “jemi në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën Amerikane dhe zyrtarë të Washingtonit. Situata tha ai është  shumë fluide. Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë. Besohet të ketë sot një fluturim drejt Tiranës, por nuk është asgjë e garantuar”.

Ian Pannell korrespondent i çështjeve ndërkombëtare në televizionin  amerikan ABC thotë se “në pjesën civile të aeroportit ka shumë kaos si asnjëherë tjetër. Ata që duhen evakuuar e kanë të pamundur pasi Talebanët në mënyrë të rrezikshme i godasin për t’i larguar. Këto janë dy realitete që po ndodhin këtu”.

Zëvendëssekretarja e Shtetit, Wendy Sherman u tha gazetarëve një ditë më parë se talebanët, në kundërshtim me deklaratat e tyre publike dhe angazhimet e tyre, po bllokojnë afganët që duan të largohen nga vendi.

“Ne kemi parë raporte se talebanët, në kundërshtim me deklaratat e tyre publike dhe angazhimet e tyre ndaj qeverisë sonë, po bllokojnë afganët që duan të largohen nga vendi duke arritur në aeroport”, shtoi ajo.

Ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin deklaroi se trupat amerikane janë të fokusuara në mbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Hamid Karzai’ në Kabul të sigurt.

“Ne do të evakuojmë këdo që mundemi, të evakuojmë. Dhe ne do ta zhvillojmë këtë proces për aq kohë sa të mundemi”, tha ai. /tch/

Për të parë videon klikoni KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori