Flamurtari ka barazuar në udhëtim te Llapi me rezultat 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të Ipko Superligës së Kosovës dhe kështu mbetet ende pa humbje deri më tani.

Pjesa e parë e takimit ishte më e mirë për vendasit e Llapit, të cilët rrezikuan disa herë, por pa arritur ta gjejnë golin e epërsisë.


Shend Kelmendi (3', 12') dhe Festim Alidema (10', 18) patën raste të mira, por asnjëri nuk arriti ta fund rrjetën, përveç në minutën e 24-të kur goli i Alidemës u anulua për pozitë jashtë loje.

Në anën tjetër, edhe Flamurtari pati një rast të mirë në minutën e 26-të, por goditja e mirë e Egzon Krasniqit u prit nga portieri vendas.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Flamurtarim, të cilët ishin afër të gjejnë golin, por goditja e Alban Shillovës (56') u ndal nga traversa.

Pas këtij rasti, Llapi përsëri mori lojën në dorë dhe dominimin, por edhe përkundër rasteve nga ana e Fiton Hajdarit (68'), Egzon Sinanit (72') dhe Arbnor Ramadanit (83') portat mbeten të paprekura dhe ndeshja përfundoi 0-0.

Pas këtij barazimi, Flamurtari mbetet lider me 13 pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Llapi renditet në vendin e tretë me 10 pikë.

Në javën e ardhshme, prishtinasit presin në shtëpi Feronikelin, ndërsa llapjanët udhëtojnë te Liria. /Telegrafi/  

telegrafi sport app