LAJMI I FUNDIT:

Flaka Krelani tregon prapaskenat e bashkëpunimit me reperin Young Noble

Flaka Krelani tregon prapaskenat e bashkëpunimit me reperin Young Noble

Këngëtarja e njohur Flaka Krelani së fundmi ka sjellë një bashkëpunim ndërkombëtarë me reperin e njohur amerikan Young Noble.

Flaka, në “Reload” në RTV Dukagjini ka treguar prapaskenat e realizimit të këtij videoklipi.


Ajo thotë se kur ka marrë përgjigje pozitive nga Young Noble, ka qenë momenti më i lumtur në jetën e saj.

Këngëtarja tregon se Young Noble pavarësisht namit që ka në skenën muzikore ndërkombëtare, me të është treguar shumë modest dhe shumë i thjeshtë.

“Në një moment isha me një mike që kishte ardhur nja jashtë dhe ndërkohë më thirr në WatsApp. Më pyeste nëse me te vërtet e kem emrin Flaka apo është ndonjë pseudonim. Ai ndër të tjera më pyet nëse mund ta përdorë emrin tim në këngë për të dëshmuar se kënga nuk ka qenë pjesë e ndonjë pjesë e ndonjë projekti të mëparshëm. Ndihesha shumë e emocionuar që ai po më pyet “a bën”. Sigurisht se po”, rrëfen këngëtarja e emocionuar bisedën me Young Noble.

Këngëtarja tregon se klipi është realizuar në Liqenin e Radoniqit aty ku edhe kanë dëgjuar dikur këngët e Tupac dhe Young Noble.

Ajo thotë se edhe bashkëpunëtorit nga Amerika i ka pëlqyer shumë lokacioni i xhirimit të klipit.

Flaka thotë se i vetmi sugjerim që i ka ardhur nga Young Noble ka qenë se “po të ishte edhe ai në Kosovë, klipi do të delte më mirë”.

Këngëtarja thotë se nga kolegët e skenës muzikore nuk ka pasur shumë mesazhe përgëzuese për këtë bashkëpunim ndërkombëtarë, por thotë se ka pasur mesazhe pa fund nga fansat,  e sidomos ata të Tupac-ut./Telegrafi/

Rrëfimi i Flaka Krelanit nga minuta ’46 e videos së mësipërme

Në trend Magazina

Më shumë
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e

Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër

Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër

Magazina
Me gjithë protestat e mbajtura për bojkotimin e Izraelit në Eurovision, Edon Golan arriti ta kualifikojë në finale vendin e saj

Me gjithë protestat e mbajtura për bojkotimin e Izraelit në Eurovision, Edon Golan arriti ta kualifikojë në finale vendin e saj

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori