LAJMI I FUNDIT:

FKS merr 53 milionë euro nga buxheti

FKS merr 53 milionë euro nga buxheti

Qeveria e Republikës së Kosovës, në buxhetin prej dy miliardë e 80 milion eurosh për vitin 2018, ka ndarë shumën prej 53 milionë eurove për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe fillimin e shndërrimi të saj në Forca të Armatosura të Kosovës.

Indeksonline merr vesh se sipas planifikimit të buxhetit të FSK-së për vitin 2018, prej 53 milionë eurove, 18 milionë janë ndarë për investime kapitale, në të cilat nënkupton ndërtimi i objekteve, blerja e pajisjeve për ushtrinë etj.


Në lidhje me këtë, eksperti i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë se një shumë e tillë është e arsyeshme për transformimin e FSK-së në ushtri.

Buxhetin prej 22 milionë eurove, FSK-ja ka për paga dhe mëditje dhe i ka rreth 11 milionë euro për mallra dhe shërbime. Ndërkaq, sipas buxhetit dhe parashikimeve për vitin 2019, parashihet një rritje jo më e madhe se sa dy milionë euro. Ndërsa, për vitin 2020, ky buxhet parashihet të jetë prej katër milionë euro rritje në krahasim me vitin 2018.

Sipas Ramadanit tani përveç aspektit buxhetor ajo çka duhet të bëjnë institucionet në vazhdimësi është rritja e kapaciteteve absorbuese me donacionet me pajisjet e përbashkëta respektivisht ndihmën monetare ose në pajisje nga shtetet në aspekt bilateral.

“Ndihma përmes donacioneve është jashtëzakonisht e nevojshme dhe se e tillë mund ta kompletoj nevojat e Forcave të Armatosura. Në analizën time problemi i aspektit buxhetor është problem që lidhet me vendimin për evoluimin e FSK-së në Forca të Armatosura sepse më pas duhet rreth 10 vite për të qënë me kapacitete të plota si forca të Armatosura dhe në këtë 10 vjeqar mund të jetë një investim buxhetor që kap shifrën gati 2 për qind të GDP-së”, ka përfunduar Ramadani.

Shumë e njëjtë afërisht ishte edhe vitin që po e lëmë pas, ku buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës për FSK-në, ishte 51 milion euro.

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori