LAJMI I FUNDIT:

Fjalimin e Putinit e ndoqi nga afër paramilitari serb Bratislav Zhivkoviq, që u ofronte bashkëkombësve të tij nga 200 euro që të luftojnë për rusët

Fjalimin e Putinit e ndoqi nga afër paramilitari serb Bratislav Zhivkoviq, që u ofronte bashkëkombësve të tij nga 200 euro që të luftojnë për rusët

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti sot fjalimin e tij vjetor për gjendjen e kombit para parlamentit rus, në të cilin ndër të tjera pohoi se lufta në Ukrainë ishte nxitur nga Perëndimi dhe “regjimi i Kievit”.

Përveç përfaqësuesve rusë, në fjalimin e tij morën pjesë edhe të ftuar të shumtë, e në mesin e tyre ra në sy një burrë i veshur me uniformë ushtarake me dekorata të shumta dhe një simbol çetnik në mëngë, transmeton Telegrafi.


Bëhet fjalë për Bratislav Zhivkoviqin, një komandant 42-vjeçar i çetnikëve, forcave paramilitare serbe, i cili luftoi në krah të separatistëve pro-rusë në provincat Donetsk dhe Luhansk në Ukrainë në 2014 dhe 2015, si pjesë e organizatës së ekstremit të djathtë Unite Continentale.

Sudoplatov – batalioni ekstremist rus në cilin luftojnë mercenarët nga Serbia në Ukrainë
Lexo po ashtu Sudoplatov – batalioni ekstremist rus në cilin luftojnë mercenarët nga Serbia në Ukrainë

Zhivkoviq e pa përcolli fjalimin e Putinit nga rreshtat e parë, duke tundur kokën me entuziazëm dhe duke regjistruar pjesë të fjalimit.

Në vitin 2018, Zhivkoviq u arrestua në Serbi nën dyshimin se organizoi pjesëmarrjen e serbëve në konfliktet e armatosura në Ukrainë, dhe u ofronte atyre 200 euro në muaj për këtë.

Zhivkoviq po hetohet nga Prokuroria e Ukrainës, për rolin e tij në sulmet ndaj forcave ukrainase në provincat e lartpërmendura të Ukrainës.

Ushtarët rusë përshëndesin mercenarët serbë nga fronti i luftës në Ukrainë
Lexo po ashtu Ushtarët rusë përshëndesin mercenarët serbë nga fronti i luftës në Ukrainë

Informacioni i fundit për Zhivkoviqin u shfaq në media vitin e kaluar, kur u raportua se ishte plagosur rëndë dhe po trajtohej në Moskë, dhe se në fjalimin e Putinit kishte mbërritur me paterica.

Para se të fillonte fjalimi, ai postoi një video në Facebookun e tij në të cilën u drejtohej ndjekësve të tij.

“Është një nder i madh, kam marrë një ftesë të veçantë për të marrë pjesë në këtë ngjarje”, tha ai, më pas vazhdoi me transmetimin e drejtpërdrejtë të pjesëve të fjalimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori