LAJMI I FUNDIT:

Fjalimi i Trumpit si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara

Fjalimi i Trumpit si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara

Donald Trump po mban fjalimin e tij të parë pasi u betua si president për herë të dytë.

Ai falënderoi turmën, zëvendëspresidentin JD Vance dhe politikanë dhe gjyqtarë të tjerë.

“Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani”, tha ai, transmeton Telegrafi.


Trump theksoi se vendi do të respektohet përsëri dhe “do t’ia ketë zili çdo komb”.

“Shumë thjesht, do ta vendos Amerikën në vend të parë”, shtoi tashmë presidenti i ri amerikan.

Ai foli për sigurinë, e cila thotë se do të rikthehet.

“Peshorja e drejtësisë do të ribalancohet”, thotë ai.

Trump thotë se “armatizimi” i departamentit të drejtësisë do të përfundojë.

“Prioriteti ynë kryesor do të jetë krijimi i një kombi krenar, të begatë dhe të lirë”, shtoi ai.

Duke e përshkruar veten si “i sigurt dhe optimist”, Trump thotë se “ne jemi në fillimin e një epoke të re emocionuese të suksesit kombëtar”.

“Një valë ndryshimi po përfshin vendin. Rrezet e diellit po derdhen mbi të gjithë botën dhe Amerika ka shansin ta shfrytëzojë këtë mundësi si kurrë më parë”, theksoi Trump

Por së pari, shtoi ai, “duhet të jemi të sinqertë për sfidat me të cilat përballemi”.

Këto çështje janë “të shumta”, por ai thotë se ato “do të asgjësohen nga ky momentum i madh që bota po përjeton tani”.

Foli për një “krizë besimi” në qeveri, për të cilën thotë se nuk mund të përballojë një “krizë të thjeshtë në shtëpi”.

Zotohet t’u kthejë njerëzve “pasurinë, demokracinë e tyre”.

“Nga ky moment, rënia e Amerikës ka përfunduar. Liritë tona dhe fati i lavdishëm i kombit tonë nuk do të mohohen më”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Hamasi pranon t'ia lërë kontrollin e Gazës, Autoritetit Palestinez?

Hamasi pranon t'ia lërë kontrollin e Gazës, Autoritetit Palestinez?

Botë
Trump dëshiron armëpushim në Ukrainë deri në Pashkë, raporton Bloomberg

Trump dëshiron armëpushim në Ukrainë deri në Pashkë, raporton Bloomberg

Botë
Zelensky shpall qëndrimin e tij ndaj negociatave të paqes me Rusinë - tregon se çfarë do i thoshte Putinit nëse do e takonte

Zelensky shpall qëndrimin e tij ndaj negociatave të paqes me Rusinë - tregon se çfarë do i thoshte Putinit nëse do e takonte

Botë
Sekretari amerikan i Shtetit thotë se Ukraina dhe Evropa do të jenë pjesë e bisedimeve 'të vërteta' të paqes

Sekretari amerikan i Shtetit thotë se Ukraina dhe Evropa do të jenë pjesë e bisedimeve 'të vërteta' të paqes

Botë
Kalo në kategori