LAJMI I FUNDIT:

Fjalimi frymëzues i hoxhës, intelektualit dhe patriotit Ali Kraja, në varrimin e Fishtës: Me ty, Patër Gjergj, kombi naltësohet dhe madhënohet

Fjalimi frymëzues i hoxhës, intelektualit dhe patriotit Ali Kraja, në varrimin e Fishtës: Me ty, Patër Gjergj, kombi naltësohet dhe madhënohet

Hafiz Ali Kraja ishte figurë e madhe shqiptare, i pajisur me dije dhe me kulturë, i kthjellët në mendime dhe tepër i qartë në misionin e tij fisnik.

Ai rrezatonte një mirësi të thellë dhe ishte mjaft i dashur e i respektuar me të gjithë njerëzit, pa dallim feje, krahine e bindje politike. Por, krahas këtyre virtyteve tepër të larta që gëzonte, ai gjithashtu ishte një armik i papajtueshëm dhe hasëm i përjetshëm me të keqen, e në veçanti ajo që e dallonte nga të tjerat, ishte një armik i betuar i doktrinës komuniste.


Intelektualin e famshëm mysliman nga qyteti i Shkodrës, veç tjerash është tepër i njohur edhe për fjalimin e tij brilant mbi varrin e Gjergj Fishtës në 31 dhjetorin e vitit 1940.

Fjalimin e tij mund ta lexoni më poshtë:

“Poet kombëtar, Pater Gjergj!

Kur nji orator, tue dasht me folë mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aq sa asht e vështirë me caktue se për të cilën duhet të flitet…

Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën politike tanden do ta gjykojnë në bazë të ‘Lahutës së Malcisë’, kryevepra jote monumentale.

Ta jesh i bindun, o Poet i Madh se shqyptari me ‘Lahutën e Malcisë’ ka për të qenë gjithmonë kryenaltë siç janë helenët me Iliadën e persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën e karakteristikat ma të ndieshmet e popullit shqiptar…

Me ty, Patër Gjergj, kombi shqyptar mburret, naltësohet edhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori