LAJMI I FUNDIT:

Fjalimet që Edi Rama vazhdimisht i përsërit

Fjalimet që Edi Rama vazhdimisht i përsërit

Gazetarët, veçanërisht ata të mediave online të cilët duhet të zbardhin në kohë reale fjalimet që ai mban në aktivitete publike, thuajse i kanë mësuar përmendësh fjalimet e kreut të qeverisë Edi Rama, i cili shpesh herë bie në përsëritje, sidomos kur bëhet fjalë në akuzat ndaj qeverisë së vjetër.

Por, ka një histori të cilën shefi i mazhorancës e tregon në çdo aktivitet të tij.


Bëhet fjalë për një bisedë që Rama rrëfen të ketë pasur me një kamerier i cili teksa i kërkon të bëjnë një “selfie” i thotë: “Aman na gjej ndonjë punë o burrë”. Kryeministri tregon se e pyet djalin: “Çfarë pune?” dhe ai i përgjigjet: “Jurist”. Reagimi i Ramës: “Jurist si gjithë shqiptarët”!

Ky është një fragment që kreu i qeverisë e rrëfen kur akuzon qeverinë “Berisha” për sistemin arsimor, por duket se harron faktin që e ka treguar edhe më parë!

Të tjera shprehi të përsëritura të kryeministrit janë: “Në nuk jemi më të mirët po më të mirë se ne nuk kemi parë”, “Vetëm PS di të bëj shtet” apo edhe “Ne do i bëjmë reformat pavarësisht se janë të dhimbshme”.