LAJMI I FUNDIT:

Fituesit dhe humbësit më të mëdhenj – në “apokalipsin e ardhshëm në vendet e punës” që mund të shkaktojë Inteligjenca Artificiale

Fituesit dhe humbësit më të mëdhenj – në “apokalipsin e ardhshëm në vendet e punës” që mund të shkaktojë Inteligjenca Artificiale

Ndërsa “cunami” i Inteligjencës Artificiale ka përfshirë “botën e punëve me jakë të bardhë” dhe ka prekur rrënjësisht qindra miliona vende pune, gati 1 miliard punëtorë në mbarë botën do të preken dhe 14 milionë vende pune do të zhduken.

Dhe telashet nga Inteligjenca Artificiale janë vetëm një nga ndryshimet kryesore strukturore që do të përcaktojnë ekonominë amerikane gjatë disa dekadave të ardhshme.


Por ndërsa amerikanët e moshuar dalin në pension në një numër masiv dhe lënë pas vende pune të hapura, dhe ndërsa kërkesa për kujdes shëndetësor, energji të gjelbër, prodhim të teknologjisë së lartë dhe ndërtim rritet, vendet e punës “me jakë blu” do të shohin një lulëzim të konsiderueshëm, parashikon Emil Skandul, autor i shkrimeve për teknologjinë dhe ekonominë urbane, dhe një bashkëpunëtor i Institutit Tony Blair.

Kështu, sipas tij, ChatGPT nuk do të zëvendësojë infermieren që kujdeset për ju në spital ose punëtorin e ndërtimit që rimodelon kuzhinën tuaj, shkruan ai në Business Insider, përcjell Telegrafi.

Në këtë drejtim, thotë ai, sot, ka një ndryshim shpresëdhënës për vendet e punës amerikane.

A mundet Inteligjenca Artificiale të parashikojë moshën tuaj 'të vërtetë' dhe sa kohë do të jetoni duke përdorur vetëm një radiografi të kafazit të kraharorit?
Lexo po ashtu A mundet Inteligjenca Artificiale të parashikojë moshën tuaj 'të vërtetë' dhe sa kohë do të jetoni duke përdorur vetëm një radiografi të kafazit të kraharorit?

Ndërsa punëtorët luftojnë për punët që po zhduken me shpejtësi, industri të tilla si prodhimi i gjysmëpërçuesve kanë problemin e kundërt – shumë vende pune për t’u mbushur, thekson Emil Skandul.

Madje, gjatë dekadës së ardhshme, Byroja e Statistikave të Punës në SHBA parashikon se profesionet me rritje më të shpejtë do të jenë në kujdesin shëndetësor, transport, energji të rinovueshme dhe prodhim të teknologjisë së lartë.

Në këtë drejtim, gati gjysma e rritjes së vendeve të punës do të vijnë nga sektorët e kujdesit shëndetësor dhe të mbështetjes sociale.

Deri në vitin 2032, një në gjashtë punëtorë të rinj do të jetë ndihmës i shëndetit në shtëpi ose i kujdesit personal.

Pos kësaj, ndërtimi, i cili ka shtuar 15,000 vende pune në muaj gjatë vitit të kaluar, ka gjithashtu hapësirë për të vazhduar zgjerimin, parashikon Skandul, përcjell Telegrafi.

CEO i SoftBank: Inteligjenca artificiale që tejkalon atë njerëzore në pothuajse të gjitha fushat, do të vijë brenda 10 vjetëve
Lexo po ashtu CEO i SoftBank: Inteligjenca artificiale që tejkalon atë njerëzore në pothuajse të gjitha fushat, do të vijë brenda 10 vjetëve

Veç këtyre, thotë ai, gjatë 10 viteve të ardhshme, ndërsa industria globale e gjysmëpërçuesve pritet të arrijë në 1 trilion dollarë, do të shtohen edhe 50,000 vende të tjera pune amerikane për role të tilla si montues elektrikë dhe teknikë industrialë.

Po ekonomia?

Disa barometra ekonomikë tregojnë gjithashtu përmirësime të qëndrueshme që ka të ngjarë të vazhdojnë.

Gjatë dekadës së fundit, shkalla e varfërisë në Amerikë ka rënë nga 14.8% në 11.5%. Vlera neto e një familjeje mesatare në 50% të fundit të amerikanëve është më shumë se 45% më shumë se para pandemisë.

Ai parashikon gjithashtu, se nëse shmanget një recesion, vazhdimi i një tregu të ngushtë pune do të vazhdojë të rrisë pagat, të ulë më tej shkallën e varfërisë dhe të rrisë të ardhurat e familjeve dhe vlerën neto.

Të thellë dhe të rrezikshëm - a është Inteligjenca Artificiale e ardhmja e eksplorimit të oqeaneve?
Lexo po ashtu Të thellë dhe të rrezikshëm - a është Inteligjenca Artificiale e ardhmja e eksplorimit të oqeaneve?

Këtyre i shtohet edhe adoptimi i AI, i cili ka të ngjarë të rrisë këto vende pune, duke çuar në rritje më të lartë të produktivitetit gjatë dekadës së ardhshme.

Andaj, vlerëson ai, rritja e produktivitetit të punës në industrinë e ndërtimit do të ishte një ndihmë për rritjen ekonomike pasi mungesa e banesave mbetet një nga çështjet më urgjente për amerikanët.

Kush është i sigurt nga IA?

Në një raport të fundit të përbashkët të Forumit Ekonomik Botëror me Accenture, 19,000 detyra individuale në afro 900 profesione u analizuan për sa mund të ndikoheshin nga AI, tregon Emil Skandul, përcjell Telegrafi.

Gjetjet ishin mjaft të drejtpërdrejta: Punët me një shkallë të lartë ndërveprimi personal dhe detyra fizike jo rutinë u përballën me sasinë më të vogël të prekjes nga AI.

Gjithashtu, edhe projeksione të tjera të fundit nga Byroja e Statistikave të Punës dhe McKinsey kanë ardhur në përfundime të ngjashme.

“Ajo që karakterizon vendet e punës te punët fizike që janë të sigurta për pesë ose 10 vitet e ardhshme janë gjërat që janë në një mjedis fizik të paparashikueshëm”, ka thënë Kweilin Ellingrud, një drejtor i Institutit Global McKinsey.

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura - të krijuara me Inteligjencën Artificiale - tronditin një qytet të vogël spanjoll
Lexo po ashtu Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura - të krijuara me Inteligjencën Artificiale - tronditin një qytet të vogël spanjoll

Thënë më tej, punë të tilla si instalues i ajrit të kondicionuar, mësues dhe parukier – punë që nuk janë rutinë – do të jenë relativisht të pagoditura gjatë pesë deri në 10 vitet e ardhshme.

Një hulumtim i udhëhequr nga OpenAI zbuloi se 4% e punëtorëve, duke përfshirë piktorët, marangozët dhe të tjerë, kishin zero detyra që mund të ndikoheshin nga IA.

Dhe edhe pse teknologjia mund të depërtojë më shumë nga këto role, ato në thelb nuk mund të zëvendësohen nga makinat.

Në vend që të zëvendësojë këto punë, IA ka të ngjarë të përfitojë role specifike duke e bërë më të lehtë kryerjen e pjesëve më rutinore të punës.

Infermierët, për shembull, mund të shpenzojnë më pak kohë për të mbledhur dhe futur informacion në një sistem të të dhënave mjekësore.

Në mënyrë të ngjashme, industria e ndërtimit mund të përfitojë nga teknologjia e re si dronët e IA për të bërë inspektime ose sensorë të IA që matin gjërat, duke i liruar punëtorët të bëjnë më shumë gjëra të tjera.

Sidoqoftë, “punët me jakë blu” nuk janë vetëm ato të sigurta nga ndikimi i IA, por edhe fizikisht më të sigurta me teknologjinë.

Për shembull, miratimi i IA në vendin e punës mund të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë nëpërmjet monitorimit në kohë reale të rreziqeve dhe sinjalizimeve për çështjet e pajisjeve ose lëndimet.

Çdo vit në SHBA ka 2.7 milionë lëndime në vendin e punës dhe mbi 5000 vdekje si rezultat i aksidenteve në vendin e punës, kështu që çdo përmirësim do të ishte i rëndësishëm. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Google do të përshpejtojë ndjeshëm transferimin e të dhënave midis telefonave celularë

Google do të përshpejtojë ndjeshëm transferimin e të dhënave midis telefonave celularë

Teknologji
YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?

A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?

Teknologji
Kalo në kategori