Basketbollistët e Pejës sonte në palestrën "Karagaçi" presin skuadrën bullgare Rilski Sportist, në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës Ballkanike.

Ndeshja nis në orën 19:30 dhe Pejës i duhet fitorja apo edhe barazimi për të shkuar në finale të kësaj gare rajonale, pasi ndeshjen në Bullgari para një jave e fitoi me rezultatin 62:63.


"Nuk kemi opsion tjetër përpos fitores nëse duam të kualifikohemi në finale”, ka thënë për KohaNet basketbollisti i Pejës, Drilon Hajrizi.

“Shkuarja në finale është synimi ynë më i madh dhe shpresoj t'ia dalim mbanë para tifozëve tanë", ka shtuar ai të hënën. /Telegrafi/

telegrafi sport app