LAJMI I FUNDIT:

Fitore me rikthim dhe me zemër nga Nikli, kampioni i Kosovës do të luajë në raundin e parë të LK

Fitore me rikthim dhe me zemër nga Nikli, kampioni i Kosovës do të luajë në raundin e parë të LK

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli ka arritur të triumfojë në finale 2-1 ndaj Santa Colomas për të kaluar në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Feronikeli ishte më e mirë në pjesën e parë dhe pati disa raste të mira shënimi.


Kastriot Rexha, Mevlan Zeka e Astrit Fazliu patën raste të mira, por pa arritur ta dërgonin topin në rrjetë.

Kësisoj 45 minutat e para përfunduan me rezultat të barabartë 0-0.

Kampioni në fuqi i Kosovës nuk e nisi mirë pjesën e dytë.

Fillimisht Yll Hoxha i vendasve u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Ndërkohë në minutën e 52-të, mysafirët gjetën golin e parë në ndeshje me mesfushorin anësorë Sosa që shënoi nga distanca një gol të bukur.

Por epërsia e mysafirëve zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Nikli barazoi rezultatin në 1-1.

Ishte sulmuesi gjakovar Mevlan Zeka që shënoi një gol të bukur për ta barazuar rezultatin.

Golin e shënuar Zeka ia dedikoi ish-mesfushorit të Feronikelit, Triumf Shabanit që ndërroi jetë pesë vite më parë.

Feronikeli nuk u ndal duke sulmuar dhe në minutën e 87-të e shënoi golin e fitores.

Astrit Fazliu asistoi për mrekulli te Kastriot Rexha i cili shënoi me kokë për 2-1.

Kësisoj Nikli kalon në raundin e parë të Ligës së Kampionëve ku do të përballet me kampionin e Uellsit, TNS. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori