eksperti-banner

Roma ka shënuar fitore bindëse ndaj Sassuolos me rezultat 3-1.

Skuadra Giallorose nuk e pati të diskutuar fitore në asnjë moment.


Diego Perotti ishte ai që shënoi golin pas tetë minutash lojë nga penaltia.

Dominimi i Romës vazhdoi dhe Patrik Schick gjeti golin suksesshëm duke realizuar për 2-0 pas 23 minutash lojë.

GettyImages 1075107780 Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver

Me të filluar pjesa e dytë Sassuolo bëri përpjekje që të afrohej te goli i shpresës, por pikërisht atëherë Roma u përgjigj me golin që vulosi dilemën në këtë takim.

Zaniolo me asistim të Under shënoi për 3-0 pas një ore lojë (59'). Një gol fantastik nga djaloshi i ri, i pari për të në Serie A.

https://twitter.com/Klimberginho/status/1077994504647520258

Sassuolo ishte ai që realizoi golin e nderit për mysafirët me anë të Babacar në minutat shtesë.

Me këtë fitore Roma arrin në kuotën e 27 pikëve vetëm katër pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Lazio. /Telegrafi/

telegrafi sport app