LAJMI I FUNDIT:

Finlanda heq nga kurrikulat shkollore matematikën, fizikën, letërsinë, historinë dhe gjeografinë

Finlanda heq nga kurrikulat shkollore matematikën, fizikën, letërsinë, historinë dhe gjeografinë

“Teaching by subjekt” ose “teaching by topic” – të mësosh sipas lëndës apo sipas argumenteve?” Kjo është dilema në Finlandë, e cila vendosi për opsionin e dytë.

Në këtë mënyrë Finlanda do të bëhet vendi i parë në botë që do të heqë nga kurrikulat shkollore disa lëndë. Sistemi finlandez i edukimit është konsideruar si një nga më të mirët në botë nga vlerësimet ndërkombëtare, megjithatë autoritetet arsimore kanë vendosur të revolucionalizojnë shkollat.


Finlandezët nuk duan më të kenë lëndë të fizikës, matematikës, kimisë, letërsisë, historisë, apo gjeografisë.

Kreu i Departamentit të Arsimit në Helsinki, Marjo Kyllonen ka shpjeguar ndryshimet. “Ka shumë shkolla që vijojnë mësimdhënien sipas metodës së vjetër, e cila sillte shumë efikasitet në vitet 1990, por tani nevojat kanë ndryshuar, na duhet diçka e arsyeshme për shekullin e 21”, është shprehur ai, shkruan KP.

Në vend të subjekteve individuale nxënësit do të mësojnë ngjarjet dhe fenomenet më të rëndësishme në një format ndërdisiplinor. Për shembull Lufta e Dytë Botërore do të shqyrtohet nga perspektiva e historisë, gjeografisë dhe matematikës. Duke ndjekur një lëndë nxënësit do të kenë mundësi të marrin dije në disa fusha.

Ky sistem do të aplikohet për nxënësit që janë 16-vjeç e lart. Ideja e përgjithshme është që nxënësit të zgjedhin për vete ato dije apo dukuri që duan të studiojnë bazuar te ambiciet dhe aftësitë që kanë. Tashmë rreth 70% e mësuesve në Helsinki kanë kryer trajnimin për sistemin e ri që ka sjellë edhe rritje page për ta, ndërsa ndryshimet e plota pritet të përfundojnë deri në vitin 2020.

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Kalo në kategori