LAJMI I FUNDIT:

Filmoi punonjësen e vet duke rënë nga kati i shtatë, gjykata e Kuvajtit dënon me një vit e tetë muaj gruan që e filmoi (Video, +18)

Filmoi punonjësen e vet duke rënë nga kati i shtatë, gjykata e Kuvajtit dënon me një vit e tetë muaj gruan që e filmoi (Video, +18)

Gjykata e Kuvajtit ka dënuar një grua me një vit tetë muaj heqje lirie, pasi kishte filmuar me telefon të mençur shërbëtoren e saj nga Etiopia duke rënë nga kati i shtatë i ndërtesës.

Në videon rrëqethëse shihet një grua nga Etiopia, duke qarë dhe kërkuar ndihmë derisa qëndron e varur në kornizën e dritares,  dhe që në një moment humb forcën dhe bie, transmeton Telegrafi.


Për fat të mirë ajo i ka shpëtuar më të keqes, ndërsa në video shërbëtorja dëgjohet duke bërtitur, “më mbaj, më mbaj” dhe atë disa sekonda para se t’i rrëshqiste dora dhe të binte.

Megjithatë, pronarja e apartamentit jo vetëm që nuk e ka ndihmuar, por ka vazhduar ta filmojë agoninë e saj. Dhe pasi që nuk kishte ndërmarrë asgjë për ta ndihmuar, ajo ka përfunduar prapa grilave.

Ngjarja e tmerrshme kishte ndodhur vitin e kaluar, kurse Kuvajti njihet si një vend ku mbi 600 mijë shërbëtore janë të punësuara. Shumica prej tyre janë nga Azia dhe vendet Afrikane, dhe shpesh ankohen për keqtrajtime, përulje dhe paga të ulëta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori