LAJMI I FUNDIT:

Filmi “Rreze”, në Cannes Short Corner

Filmi “Rreze”, në Cannes Short Corner

Filmi i shkurtër “Rreze”, me skenar dhe regji të Lorena Sopit e i sjell si adaptim nga “Ditari i luftës” i Rreze Abdullahut, këtë vit do të jetë pjesë e programit Film Short Corner në kuadër të Cannes Film Festival.

Në programin Short Film Corner do të shfaqen më shumë se 70 filma nga vende të ndryshme të botës dhe më shumë se 100 filma të përzgjedhur në seksionin e shollave më prestigjioze të filmit. Filmi kosovar “Rreze” do të shfaqet me 17 maj në Palais G në ora 15:00.


Filmi trajton një ditë të vetme të ditarit: ditëlindjen e nëntë, gjatë vitit të luftës 1999. Atë ditë ajo nuk kishte pritur dhurata! Kishte vetëm një dëshirë: të mos vdiste. Rrezja shkon te ushtari serb që bënte roje dhe i thotë: “Sot e kam ditëlindjen dhe nuk po due me vdekë! Veç po due me mbet gjallë”! Tetëmbëdhjetë vjet më vonë, Rrezja shfaqet e dëshpëruar me botën që nuk është bërë më e mirë…

Në rolet kryesore paraqiten Agron Shala, Glorioza Shala dhe Aurita Agushi. Në rolet e tjera vijnë Beslidhje Bytyqi, Selman Lokaj, Uran Duli, etj. Drejtor i fotografisë është Besnik Hasolli, mjeshtër zëri Gëzim Rama, skenograf Uran Duli, kompozitor Mendi Mengjiqi dhe producent Agim Sopi.

Lorena Sopi është studente e regjisë dhe produkcionit në Toronto Film School. Deri tani ka realizuar disa filma të shkurtër. /Telegrafi/