eksperti-banner

“Është hera e parë që një film në gjuhën angleze, luhet me të gjithë aktorët shqiptarë, duke sjellë debutimin e aktorëve kryesore si: Besim Murati, Vera Xhonovic dhe Giorgio Kolaj”, ka bërë të ditur Caka, shkruan KultPlus.

Me skenar të Julian Biba dhe regji të Joti Ejllit kanë nisur xhirimet e filmit artistik të metrazhit të shkurtë “The Red Rose”, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku luajnë një numër i madh i aktorëve shqiptarë në SHBA.


Marko Caka është një prej aktorëve që është pjesë e kastës së aktorëve të këtij filmi, i cili ka rolin e Rifatit, ku sipas Cakës, Rifati ka një karakter të vështirë dhe negativ, i cili në fund bëhet edhe vrasës. “Është hera e parë që një film në gjuhën angleze, luhet me të gjithë aktorët shqiptarë, duke sjellë debutimin e aktorëve kryesore si: Besim Murati, Vera Xhonovic dhe Giorgio Kolaj”, ka bërë të ditur Caka, shkruan KultPlus.

Marko Caka tashmë ka luajtur në shumë filma të mëdhenj me regjisorë shumë të njohur, dhe angazhimi i tij në këtë film, konsiderohet edhe një rrugëtim i mbarë i filmit të sapunisur “The Red Rose”.