LAJMI I FUNDIT:

Filmi maqedonas e paraqet UÇK-në si ushtri fetare, OVL e UÇK-së thotë se filmi nuk do të kalojë pa pasoja (Video)

Filmi maqedonas e paraqet UÇK-në si ushtri fetare, OVL e UÇK-së thotë se filmi nuk do të kalojë pa pasoja (Video)

Një film Maqedonas po e paraqet UÇK-në si ushtri fetare dhe nxitëse të urrejtjes ndëretnike.

Pamjet e mëposhtme ku shihen pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke bërë krime janë të shkëputura nga sekuencat e filmit maqedonas “Mocking of Christ”.


Në këtë film Ushtria Çlirimtare e Kosovës, paraqitet si ushtri që nxit konflikte fetare dhe ushtron terror ndaj civilëve.

Ky film përpos që e deformon historinë e luftës së UÇK-së, po ashtu nxit urrejtje ndëretnike.

E për këtë ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Kryetari i saj, Hysni Gucati thotë se ky film mund të ndikoj, të krijohet një imazh negativ për luftën e pastër të UÇK-së.

“Kemi dëgjuar për atë film që e ka bërë shteti maqedon. Për ne është e papranueshme dhe e dënueshme për atë që s’ka të bëj fare me luftën e UÇK-së, të gjitha janë montime të tyre”, shprehet për RTV Dukagjinin, Hysni Gucati.

Guxati shton se ky film do të ndikoj edhe në raportet e shqiptarëve dhe maqedonasve të cilët jetojnë së bashku.

“Duhet të reagojnë të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që të mos njolloset Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Nuk është e vërtet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë krime, gjenocid apo ka pasur lidhje me fenë. Ne as që kemi pasur lidhje me fenë”, ta ndër të tjera Hysni Gucati, përcjell Telegrafi.

Regjisori, Ismet Sijarina, tha se filma të tillë fabrikojnë propaganda, dhe nuk kanë sukses.

“Konsideroj se veprat e tilla “artistike”, të cilat fabrikojnë propagandë nuk kanë ndonjë sukses po aq sa nuk do të ketë as ky film”, deklaroi Ismet Sijarina.

Filmi që devijon të vërtetën historike është financuar nga Agjencia e Filmit të Maqedonisë me 300 mijë Euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori