LAJMI I FUNDIT:

Filmi horror që bindi audiencën dhe policinë se përmban skena reale, për këtë u hetuan nga gjyqësia italiane aktorët dhe regjisori (Foto/Video)

Filmi horror që bindi audiencën dhe policinë se përmban skena reale, për këtë u hetuan nga gjyqësia italiane aktorët dhe regjisori (Foto/Video)

Kur jeni duke qëndruar ulur në një kinema të errët dhe duke shikuar një film horror, lehtë mund ta harroni se pjesa më e madhe e atij filmi është vetëm gjak i rrejshëm dhe truqe të mençura.

Por herë pas here, si pasojë e origjinalitetit të madh të filmit dhe ndoshta efekteve të mahnitshme, policia dhe prokuroria përfshihen në veprën e një regjisori, transmeton Telegrafi.


“Cannibal Holocaust” është një nga rastet ku audienca dhe autoritetet policore janë bindur se filmi ka poseduar skena të vërteta të dhunës dhe krimeve.

Edhe pse nuk ka qenë filmi i parë i cili ka arritur ta bindë audiencën të mendojë se filmi ka qenë i vërtetë, ‘Cannibal Holocaust’, vepër e regjisorit Ruggero Deodato, është një nga filmat më të njohur nga adhuruesit e kinematografisë.

Në këtë film bëhet fjalë për një ekip i cili ka shkuar në Amazonë për t’i xhiruar fiset kanibale. Stili dokumentar i filmit dhe punësimi i njerëzve vendas si aktorë ka shpirë që disa njerëz të dyshojnë se vdekjet që shfaqen në film të jenë të vërteta.

Për shkak të këtyre thashethemeve, filmi ishte konfiskuar vetëm 10 ditë pas premierës në vitin 1980 dhe Deodato ishte akuzuar fillimisht për “gjëra të turpshme” dhe më vonë me vrasje, transmeton Telegrafi.

Kësisoj, aktorët dhe realizuesit e filmit kishin qenë të detyruar të dalin para një gjykate italiane për të dëshmuar se kishin qenë vetëm efekte speciale e jo ngjarje të vërteta.

Dhe, pavarësisht se katër aktorët kryesorë e kishin pasur të ndaluar në kontratat e tyre që të dalin në media për një vit, Deodato i kishte thyer kontratat e tyre dhe i kishte marrë ata në një emision italian, ku është dashur të shpjegojë në hollësi xhirimet dhe realizimin e filmit. Vetëm atëherë ishin pezulluar akuzat për vrasje.

Por, përderisa vdekjet e njerëzve kishin qenë të pavërteta, ‘Cannibal Holocaust’ ka poseduar skena të vërteta të masakrave të kafshëve (duke përfshirë skenën ku një majmunit i hiqet koha me hanxhar).

Gjykata e kishte shpallur Deodaton, producentët, skenaristët dhe disa tjerë fajtorë për gjëra të turpshme dhe mizori ndaj kafshëve, duke i suspenduar ata për katër muaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Kalo në kategori