LAJMI I FUNDIT:

Filmat horror, shtëpitë e përndjekura, sportet ekstreme – psikologu shpjegon pse na pëlqen të ndiejmë frikë

Filmat horror, shtëpitë e përndjekura, sportet ekstreme – psikologu shpjegon pse na pëlqen të ndiejmë frikë
(Foto: Pexels)

Nga sportet ekstreme te filmat e frikshëm dhe shtëpitë e përndjekura, shumë prej nesh pëlqejnë të ndjehen të frikësuar. Zemra jonë shpejton rrahjet, pëllëmbët na djersiten, muskujt janë të tensionuar, lukthi kontraktohet dhe lëkura na rrëqethet, e megjithatë për disa arsye ne e shijojmë atë.

Disa nga shfaqjet më të gjata televizive kanë të bëjnë me vrasës të tmerrshëm serikë dhe miliona njerëz dynden në parqe atraktive për t’u hedhur me kokë poshtë dhe për të qëndruar në ajër.


Pse na pëlqen të ndjejmë frikë? Sipas psikologut Malcolm Schofield, gjithçka ka të bëjë me evolucionin, biologjinë dhe shoqërinë. Përkatësisht, përgjigja jonë biologjike ndaj ndjenjës së frikës, është zhvilluar instinktivisht gjatë mijëra viteve me qëllim që të na përgatitë për situata kërcënuese për jetën.

Frikësimet më të zakonshme që na mbajnë mbërthyer
Lexo po ashtu Frikësimet më të zakonshme që na mbajnë mbërthyer

Derisa historikisht mund të kenë qenë tigrat e rrezikshëm, sot kërcënimet janë shumë më të vogla, por përgjigja jonë biologjike ekziston ende. Ekziston edhe debati se kultura pop na ka kushtëzuar të mendojmë se duhet të përballemi me rrezikun që të dukemi të fortë.

Ekziston edhe fluksi i adrenalinës që përjetojmë kur jemi në panik, gjë që mund të shkaktojë vartësi. Këto gjëra së bashku nënkuptonin që përballja me frikën dhe largimi nga një ngjarje të padëmtuar, na sjell ne dhe mendjet tona një ndjenjë të madhe kënaqësie – së paku disa prej nesh.

Duke shikuar një film horror ose duke hyrë në një shtëpi të përndjekur, ne prekim instinktet njerëzore të rrënjosura thellë dhe kapërcejmë frikën përpara nesh – shkruan The Sun. Kjo më vonë e shtyn trurin t’i çlirojë ndjenjat e vullnetit të mirë si një mënyrë për të na shpërblyer për mbijetesën. Megjithatë, shijimi i tepërt i rrezikut, veçanërisht kur ai është real, mund të tregojë psikopati dhe sjellje ekstreme të rrezikut.

Frika nga një rrjet sigurie është mirë, por nëse e gjeni veten në situata potencialisht vdekjeprurëse për t’u frikësuar, mund të tregojë diçka më të errët – ka sqaruar Dr Schofield – një pedagog në Universitetin Derby. Ai shkon tutje në shkencën pas frikës dhe çfarë mund të zbulojë shumë kënaqësi për personalitetet dhe gjendjet tona mendore.

Shenjat që tregojnë se do të keni një sulm paniku
Lexo po ashtu Shenjat që tregojnë se do të keni një sulm paniku

Pse na pëlqen frika

Dr. Schofield, i specializuar në besimet paranormale, besimet fetare dhe spiritualitetin, thekson se ka disa arsye, por gjithçka varet nga sa “reale” është situata për sa i përket nivelit tonë të kënaqësisë.

“Të shikosh një film horror është e frikshme, por nuk je në rrezik. Nëse bën një sport ekstrem, si hedhja me parashutë, ka më shumë rrezik, por përsëri, nëse gjithçka është e sigurt, shanset janë që do të jesh mirë dhe është akoma e këndshme. Megjithatë, në një situatë të paparashikueshme, të rrezikshme që vjen nga hiçi, frika që përjetoni është më pak e dëshirueshme”, ka deklaruar ai duke sqaruar se është e trefishtë: evolucionare, biologjike dhe sociale.

“Nga një këndvështrim evolucionar, e kemi të vështirë ta kërkojmë frikën sepse kemi evoluar për ta ndjerë atë. Paraardhësit tanë që nuk ndjenin frikë, kishin më shumë gjasa të haheshin nga tigrat dhe të mos i trashëgonin gjenet e tyre. Një teori tjetër është biologjike dhe kjo frikë na jep adrenalinë, e cila mund të shkaktojë vartësi. Teoria qe më së shumti bazohet në shoqëri, është që media dhe familjet tona na socializojnë të mendojmë se përballja me frikën është një shenjë fuqie”, ka shtuar eksperti.

Nëse frika nuk është reale, përfshirja me të na jep një element kontrolli dhe kjo mund ta kompensojë mungesën e kontrollit që kemi në jetën tonë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori