Frika është një emocion që nxitet nga perceptimi i një rreziku apo kërcënimi. Ky emocion ka aftësinë të shkaktojë ndryshime psikologjike dhe në sjelljen e njeriut
Ajo na mban mbërthyer dhe vend-numëro dhe përbën një barrë të rëndë e stërmunduese psikologjike.
Njerëzit kanë frikë nga angazhimet, humbja e punës, vdekja, qëndrimi në izolim, ndryshimi e shumë të tjera.
Psikologët kanë identifikuar frikët më të mëdha që e mbajnë njeriun të mbërthyer dhe nuk e lejojnë t’i gëzohet kënaqësive të jetës.
Frika nga ndryshimi
Ne jetojmë në një botë që është gjithë kohës në ndryshim e sipër. Gjërat ndodhin shumë shpejt dhe jeta siç e njohim ndryshon po aq shpejt.
Ka njerëz që i frikësohen ndryshimit dhe bëjnë rezistencë ndaj tij.
Kësisoj ato humbasin shumë prej mundësive që u ofrohen dhe qëndrojnë vend-numëro, në jetë, karrierë dhe marrëdhënie personale.
Vetmia
Frika nga vetmia i bën njerëzit që të futen në marrëdhënie të këqija sentimentale e të mos marrin kohën që u nevojitet për veten.
Frika nga vetmia i shtyn njerëzit të jenë ekstremisht aktivë në rrjetet sociale dhe të humbasin kështu kënaqësitë e të folurit ballë për ballë.
Studimet thonë se vetmia është po aq e dëmshme për shëndetin sa duhani, ndaj është e rëndësishme që të jemi të rrethuar nga njerëzit.
Frika nga dështimi
Bëhet fjalë për një nga frikat më të zakonshme.
Askush nuk ka dëshirë të dështojë në jetë, por nga ana tjetër në jetë nuk kemi asnjë garanci.
Nëse nuk ndërmarrim iniciativa si pasojë e kësaj frike, nuk do ia dalim kurrë.
Frika nga refuzimi
Frika nga refuzimi i pengon njerëzit të formojnë marrëdhënie të reja shoqërore dhe sentimentale.
Kjo frikë të mban mbërthyer fort por ama nga ana tjetër falë saj, njeriu humbet shumë mundësi të arta.
Pasiguria
Njerëzit i shmangen shumë gjërave në jetë për shkak të frikës ndaj pasigurisë.
Siç e thamë edhe më lart, në fund të fundit, askush në këtë botë nuk ka garanci se do të ketë një jetë të mirë.
E mira është që të lëvizim, t’i themi ‘po’ një pune të re apo zhvendosjes në një vend tjetër.
Frika nga paragjykimi
Të gjithë duam të na pëlqejnë të tjerët dhe të mos na paragjykojmë.
Por tek disa njerëz, frika ndaj paragjykimit është tepër e madhe dhe i pengon të ndërmarrin shumë iniciativa apo hapa drejt marrëdhënieve më të mira.
E vërteta e hidhur është që njerëzit janë paragjykues nga natyra, pavarësisht gjërave që bën ti.
E rëndësishme është që secili prej nesh të përpiqet të jetojë jetën siç i vjen për mbarë pa pyetur botën.
Frika e lëndimit fizik dhe shpirtëror
Jeta vjen plot të papritura dhe gjërat e ndodhitë e këqija janë shpesh të paevitueshme.
Njerëzit që i frikësohen lëndimit fizik dhe shpirtëror ngelen të mbërthyer në një spirale të vazhdueshme që i pengon të jetojnë dhe t’i gëzohen jetës.
Njeriu nuk merr dot shpërblim nga jeta dhe nuk bëhet i fortë pa rrezikuar, qoftë edhe emocionalisht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ju ngacmon lemza, ekspertët kanë zbuluar një teknikë që u ndihmon të gjithëve
Dietat ekstreme: A ia vlen rreziku për rezultate të shpejta?
Vajzat dhe gratë e reja që nuk kanë lindur gjithashtu sëmuren nga kanceri ovarian: Ndonjëherë këto janë simptomat e para
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur