LAJMI I FUNDIT:

Filloi tri dekada më parë si biznes familjar, sot ‘Floil’ është fabrika e vetme për përpunimin e vajit në Kosovë

Fluidi Group kishte filluar tri dekada më parë si biznes familjar, sot “Floil” është shndërruar një ndër brendet kryesore të prodhimit vendor.

Si fabrika e vetme për përpunimin e vajit në Kosovë, drejtori ekzekutiv Berat Mustafa në një intervistë për Telegrafin me redaktorin e ekonomisë Albert Spahiu, thotë se në fabrikën e kompanisë gjendet teknologjia më e re në rajon.


“Floil është kompania e vetme për rafinimin e vajit në Kosovë. Ideja ishte që t’ia ofrojmë qytetarëve një vaj të kualitetit dhe cilësisë së lartë dhe prodhuesit vendor, jo që po i ofrojmë këta por eksportojmë edhe në rajon e në Amerikën e largët”, thotë Mustafa.

“Sigurisht gjatë zgjerimit, po rritemi me njerëz dhe teknologji të avancuar, e që nuk po na mungon teknologjia e fundit dhe kjo është një nga rafineritë më të reja në rajon”, shton ai.

Drejtori ekzekutiv i Fluidi Group, Berat Mustafa gjatë intervistës në Telegrafi | Foto: Ridvan Slivova

Sipas tij, kompania Fluidi Group numëron 142 punëtorë me tendencë rritjeje.

“Floil është brendi i vajit, ndërsa kompania është Fluidi Group. Fluidi ka filluar qysh në vitin 1994, që fillimisht ka qenë prodhimi i lëngjeve, të cilat lëngje qytetarët tonë i konsumojnë që 30 vite. Duke e ditur se për shkak të konfeksionit islam në tryeza shtrohet lëngu jo vera apo rakia”, tha ai.

“Fillimisht kemi nisur me familjar e me një numër të vogël të punëtorëve, e sot kur po flasim kompania Fluidi Group numëron 142 punëtorë me tendencë rritjeje”, pohoi Mustafa.

Drejtori i Fluidi Group tregon se gjatë këtij viti do të nis studimi i fizibilitetit për shtrydhjen e farës së lulediellit.

“Këtë vit do të fillojmë me studimin e fizibilitetit me shtrydhjen e farës së lulediellit, që do të jetë shumë i rëndësishëm jo vetëm për kompaninë dhe për shtetin tonë. Bujqit tonë do ta kenë mundësinë që ta mbjellin në ara, e që ka mjaftë tokë, ku e kanë të sigurt shitjen në kompaninë tonë”, tregon ai.

Mustafa thotë se qytetarët e Kosovës duhet të jenë mirënjohës ndaj prodhuesve të Kosovës.

Rafineria e përpunimit të vajit “Floil” | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

“Vështirësi konkrete nuk ka përkundër që vitin e kaluar ishte ajo sfida e nxitur nga lufta në mes Rusisë dhe Ukrainës, ku është krijuar një panik nga popullata, por ne si kompani kemi arritur që të ruajmë sasi të konsiderueshme për furnizimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thotë Mustafa.

“Qytetarët duhet të janë mirënjohës ndaj prodhuesve vendorë, pasi në secilën situatë ata kanë arritur t’ia dalin me produktet esenciale”, shtoi ai.

Procesi i përpunimit të vajit “Floil” | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Në këtë intervistë, drejtori i Fluidi Group ka treguar se kapacitetet e rafinerisë së vajit janë 3 milionë litra.

“Lënda e parë vjen nëpërmjet maunave, ku kryesisht 90 për qind e vajit vjen nga Bullgaria dhe 10 për qind është nga Ukraina. Futet në rezervuare e që tërhiqet dhe dërgohet në rafineri, e që vazhdon në mbushje dhe paketim. Kapacitetet e rezervave janë 3 milionë litra”, ka përfunduar Mustafa. /Telegrafi/

Procesi i përpunimit të vajit “Floil” | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Rafineria e përpunimit të vajit “Floil” | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Laboratori brenda rafinerisë së vajit “Floil” | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Mauna rafinerisë së vajit “Floil” | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
​Qeveria insiston se Rregullorja e BQK-së s’do të ndryshohet, opozita kërkon koordinim me aleatë

​Qeveria insiston se Rregullorja e BQK-së s’do të ndryshohet, opozita kërkon koordinim me aleatë

Ekonomi
Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

EBC Cosmetics
Kalo në kategori