LAJMI I FUNDIT:

Fillon zgjerimi i rrugës Prishtinë – Fushë Kosovë

Fillon zgjerimi i rrugës Prishtinë – Fushë Kosovë

Kanë nisur punimet në ndërtimin e rrugës nga hyrja e Prishtinës deri te rreth rrotullimi në Fushë Kosovë, si dhe asaj nga Veterniku deri në udhëkryqin për Gjilan.

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, gjatë inaugurimit të punimeve ka bërë të ditur se projekti do të zgjat 200 ditë punë dhe do të kushtojë mbi 1 milion euro.


Sipas tij, rruga do t’i ketë tri korsi në shkuarje dhe tri në ardhje. “Jemi në të punimeve në riorganizimin e pjesës prej rrethit të Mitrovicës deri në atë të Fushë-Kosovës, dhe do të vazhdojmë më pastaj edhe me riorganizimin prapë të trafikut të rrugëve prej Veterrikut deri te QMI-ja. Shumica e kërkesave ka të bëjë me pengesat që janë shfaqur në komunikacion për shkak të shiritit shtesë. Kërkesat e banorëve dhe bizneseve kanë qenë,  largimi i  barrierave në mes të shiritit anësor dhe mes dy shiritave kryesor. Me kërkesë të banorëve do ta kemi edhe shtegun e kalimit për këmbësor dhe shtegun për biçikletar. Këto janë dy projekte. Investimi është në të dyja afër 1 milion e gjysmë euro. Ne besojmë që brenda 200 ditëve do të kryejmë të gjitha këto riorganizime . Qëllimi kësaj është lehtësimi i komunikacionit, natyrisht plotësimi i kërkesave të banoreve për një qasje më të mirë në rrugë dhe zvogëlimi i aksidenteve në komunikacion”, tha Zharku.

Bajram Gashani, nga kompani kontraktuese që do të ndërtojnë pjesën nga rrethi i Mitrovicës deri n ë atë të Fushë-Kosovës, është zotuar që punimet në këtë pjesë do të përfundojnë para afatit të paraparë.

“Ne do t’i përmbahemi kontratës që është e specifikuar. Mirëpo në me stafin e kompani e kemi vlerësuar dhe zotohemi para juve që do të punojmë edhe në ndërrimin e dytë . Kështu që do të përfundojmë para afatit të caktuar…Do të punojmë që edhe komunikacioni mundësisht me menaxhua në mënyrën më të mirë që mos me qenë i bllokuar”, tha Gashani.

E veçanta e kësaj rruge është se ajo do të mundësojë shkarkimin e komunikacionit.

Gjithashtu, rruga do të ketë edhe pjesën e dedikuar për këmbësorë dhe biçikletë. /Telegrafi

13493460-10204784072640529-470111551-o (1)