LAJMI I FUNDIT:

Fillon zëvendësimi i lëndës së parë serbe me ato të prodhuara në Kosovë

Fillon zëvendësimi i lëndës së parë serbe me ato të prodhuara në Kosovë

Qeveria e Kosovës në fillim të nëntorit ka marrë vendim për vendosjen e taksës doganore prej 10 për qind në të gjitha importet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Vendosja e kësaj takse ka bërë  që Kompania ‘Frutex’ të përshpejtojë procesin e instalimit të linjës së  punimit të  frutave për të prodhuar lëndën e parë për prodhim të lëngjeve natyrale, e cila deri më tani ishte importuar kryesisht nga vendet e rajonit.


Ky  investim rreth 3 milion euro, është mbështetur me grante  edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Bashkimi  Evropian ku aty mund të përpunohen frutat si:  mollë, dardhë, kumbulle, pjeshkë, rrush etj.

“Frutex” aktualisht ka të mbjella rreth 30 hektarë me mollë dhe vishnje, por pjesën më të madhe të pemëve pret t’i grumbullojë nga fermerët e Kosovës, prandaj kjo do të jete një mundësi e mirë për fermerët të cilët do të mund t’i dorëzojnë prodhimet e tyre.

Kapaciteti i kësaj linje është 120 ton brenda 24 orëve dhe ky kapacitet do te jete i mjaftueshëm jo vetëm për nevoja të kësaj kompanie por edhe për prodhuesit e tjerë në  Kosovë. /Telegrafi/