LAJMI I FUNDIT:

Fillon të rikthehet vlera e Bitcoin

Fillon të rikthehet vlera e Bitcoin

Pas një rënie një javore të vlerës së kriptovalutave, vecanërisht të Bitcoin, që nga dje ka një rritje të cmimit të tyre.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, aktualisht një Bitcoin tregtohet me 7,725.57 dollarë, me një rritje prej 22.66 për qind Brenda 24 orëve të fundit.


Nuk është vetëm Bitcoin që ka rritje, gjithashtu Ethereum është rritur me 31.55 për qind, Ripple me 21.47 për qind, Bitcoin Cash me 19.92 për qind. Në top 10 kriptovalutat që kanë capital më të madh të tregut, rritjen më të madhe e ka 56.93 për qind.

Kina vendos për të ndaluar këmbimet e kriptovalutave
Lexo po ashtu Kina vendos për të ndaluar këmbimet e kriptovalutave

Kjo rënie e madhe e kriptovalutave ishte si rezultat që Kina ka vendosur të ndalojë tregtinë e kriptovalutave duke bllokuar të gjitha faqet e internetit që lidhen me ofertat fillestare të monedhave dhe tregtimin e kriptovalutave, duke përfshirë të gjitha faqet e internetit të huaja. /Telegrafi/