LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit: Sylejman Selimi dhe Grupi i Drenicës po mbahen në burg padrejtësisht

Protestuesit: Sylejman Selimi dhe Grupi i Drenicës po mbahen në burg padrejtësisht

Sot u mbajt protesta paqësore me motin “Lirimi i çlirimtarëve nga burgu – për gjeneral Sylejman Selimin, kolonel Jahir Demakun dhe Grupin e Drenicës”.

Sipas organizatorëve të protestës, Grupi i Drenicës po mbahen padrejtësisht në burg, pa asnjë vendim tash e tre muaj.

Protestuesit po brohorisin “Liri”, “UÇK”, etj.

Siç theksuan organizatorët, çlirimtarët duhet të lirohen nga burgu, pasi po mbahen padrejtësisht.

Tomë Gashi, avokat i Grupit të Drenicës theksoi se Selimi dhe Demaku mbahen në burgim në kundërshtim me të gjitha normat ligjore.

“Askund në botë nuk ndodh të mbahet një person në paraburgim pa vendim të gjykatës”, tha ai.

Sami Lushtaku, ish i burgosur theksoi se rasti i Sylejman Selimi është i rëndë.

“Problemi më i madh në Kosovë është padrejtësia”, u shpreh Lushtaku.

Ai tha se Sylejman Selimi në fakt është kidnapuar e jo burgosur.

“Kërkesa e jonë është që të respektohet ligji”, u shpreh ndër të tjera Lushtaku.

Lirimin nga paraburgimi e ka kërkuar edhe bashkëshortja e  Sylejman Selimit, Kimete Selimi.

Organizatorët theksuan se protestat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen nëse nuk do të lirohen Sylejman Selimi dhe Grupi i Drenicës.

Ndryshe, më 24 maj 2013 ishte arrestuar gjeneral Sylejman Selimi dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 dhe ishte dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”.

Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori