LAJMI I FUNDIT:

Me aktakuzë ndaj Lumezit dhe udhëheqësve të shtetit, përfundon protesta e VV-së (Foto)

Me aktakuzë ndaj Lumezit dhe udhëheqësve të shtetit, përfundon protesta e VV-së (Foto)

E plotësuar-  Para protestuesve ka mbajtur një fjalim edhe deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se kryeprokurori Aleksandër Lumezi, nuk është kryeprokuror por Prontokuror.


“Ky nuk është kryeprokuror por Prontokuror. Të kisha ditë që kaq kollaj është me u bo kryeprokuror e kisha krye edhe provimin e jurispodencës. Jemi mbledhur këtu si qytetarë të Republikës të revoltuar ndaj padrejtësisë, jemi bërë bashkë për me shpallë një aktakuzë. Kjo është aktakuzë kolektive e qytetarëve të revoltuar, të pandehurit janë pushtetarët e korruptuar dhe prokurorët e shitur, emri i krimit është amnistia e keqbërësve nga prokuroria e shtetit”, ka thënë Konjufca.

Ai ka theksuar se drejtësia në Kosovë ka kollapsuar, dhe se vendi ka nevojë për qeverisje të re.

Në fund, Konjufca ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrje duke thënë se mirupafshim në protestat e radhës. /Telegrafi/

……………….

Protesta e VV-së: Koha e “PANhajnisë” ka përfunduar, Kosova nuk meriton prokurorë frikacak 

E plotësuar- Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë para protestuesve se Kosova dhe qytetarët e saj nuk meritojnë prokurorë frikacak.

Haxhiu ka thënë se protesta e sotme dhe ato të radhës do të jenë paqësore deri në largimin e PANhajnisë.

“Aq pak punë po bëhet brenda kësaj zyre, saqë ka qenë e domosdoshme të mblidhemi në këtë protestë. Aq keq po funksionon prokuroria saqë është i domosdoshëm mesazhi i ardhjes sonë këtu. Protesta jonë do të jetë paqësore, por fjalët tona duhet të dëgjohen. Me hajna nuk ka shtet, pa drejtësi nuk ka paqe, protestat tona do të vazhdojnë dhe do të jenë paqësore”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se duhet të largohen të gjithë ata prokurorë që punojnë ashtu siq kërkon pushteti.

“Jemi këtu sepse po të kishte sistem të drejtësia, PANhajnia nuk do të mund të qëndronte në pushtet as edhe një ditë.  Por, ball ma, koha e PANhajnisë, e këtyre që ia kanë zënë frymën këtyre institucioneve ka përfunduar. Qytetarët dhe Kosova nuk meritojnë prokurorë frikacak”, ka thënë Haxhiu.

Ajo në fund të fjalimit të saj ka thënë se ky është vetëm fillimi dhe se nuk do të ndalen me protesta deri në largim të PANhajnisë. /Telegrafi/

………………

Fillon protesta e VV-së kundër kryeprokurorit Lumezi

Ka nisur protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, para ndërtesës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Një numër i madh i qytetarëve tashmë janë mbledhur para kësaj ndërtese ku po kërkojnë shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Protestuesit po mbajnë në duar disa pankarta “Pa drejtësi, nuk ka  qetësi”, “Po drejtësisë, kundër hajnisë”, “ Lum e Zi”, “Me drejtësi kundër servilizmit”, etj.

Ndërkohë, një kordon i gjatë i Policisë së Kosovës është vendos para objektit të Prokurorisë së shtetit.

Përveç qytetarëve në protestë po marrin pjesë edhe lideri i VV-së, Albin Kurti dhe deputetë të kësaj partie si, Glauk Konujfca, Albulena Haxhiu, Fatmire Kollçaku etj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori