LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 11° fair_night

Përfundon e qetë protesta e qytetarëve serbë në veri – kundërshtuan hapjen e urës së Ibrit

Përfundon e qetë protesta e qytetarëve serbë në veri – kundërshtuan hapjen e urës së Ibrit

(I PËRDITËSUAR) Ka përfunduar e qetë protesta e qytetarëve serbë e cila u mbajt në sheshin “Car Llazar”, në afërsi të urës së Ibrit.

Në Mitrovicën e Veriut është mbajtur protesta e pjesëtarëve të komunitetit serb, të cilët po kundërshtojnë hapjen e urës për trafik.

Gjatë protestës, ish-gjyqtari nga Mitrovica e Veriut, Nikolla Kabashiq, tha se duhet të arrihet konsensus mes të gjithë përfaqësuesve të serbëve në Kosovë për të identifikuar dhe mbrojtur interesat themelore të komunitetit serb.


Si forma të presionit, pjesëtarët e komunitetit serb përmendën përpjekjet e Qeverisë së Albin Kurtit për të vendosur autoritetin në veri të Kosovës, si dhe praninë e pjesëtarëve të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Kabashiq theksoi se nuk u protestua kundër popullit shqiptar, por kundër Qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti.

Duke folur synimin e Qeverisë së Kosovës që të hapë urën mbi Ibër, Kabashiq tha se komuniteti serb nuk e dëshiron këtë, duke shtuar se pretendimet e autoriteteve kosovare se kjo do të bëhej për paqe dhe bashkëjetesë, nuk janë të sakta.

“Ne këtu nuk ndjehemi të sigurt”, tha ai, duke shtuar se ekziston liria e lëvizjes edhe pse ura nuk është e hapur për trafik.

Sipas tij, ura mund të hapet vetëm nëse palët bien dakord në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve dhe kur situata të normalizohet.

__________________________________________________

Me pankarta në duar me mbishkrimet “Derisa BE dhe SHBA shkruajnë komunikata neve po na dëbojnë”, “Nëse Kurti e hap urën, KFOR-i dhe QUINT-i do të jenë përgjegjës për të gjitha”, ka filluar protesta e qytetarëve nga komuniteti serb në veri të Mitrovicës të cilë po kundërshtojnë hapjen e urës mbi lumin Ibër për kalimin e veturave.

Siç raporton gazetarja e Telegrafit nga veriu, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë mbledhur në sheshin “Car Llazar” për siç thonë “gjendjen e rëndë në Kosovë”.

Në protestë të pranishëm janë edhe përfaqësuesit e Listës serbe si dhe kryetari i “Partisë së Serbëve të Kosovës” Aleksandar Jabllanoviq.

Ndërkaq, edhe prezenca e Policisë së Kosovës është e madhe, krahas asaj të Eulex-it.

Ndryshe, zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani për Telegrafin ka thënë se protesta parashihet të jetë e qetë.

Ai tha se policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbajë rendin dhe qetësinë publike.

“Grup i qytetarëve e ka lajmëruar protestën e sotme në ora 11.00 që planifikohet të mbahet në sheshin ‘Car Lazar’. Arsyeja e kësaj proteste është gjendja e keqe e serbëve në të cilën gjenden. Protesta parashihet të jetë e qetë, ndërsa policia do të jetë aty në numër të mjaftueshëm që të mbajë rendin dhe qetësin publike”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi

Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi

Magazina
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë

“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë

Lajme
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!

Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!

Prishtina Ticket
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është

Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është

Magazina
Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit –  diferencë e vogël mes dy vendeve të para

Renditen dhjetë gjyqtarët më të mirë në histori të futbollit – diferencë e vogël mes dy vendeve të para

Ndërkombëtare
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë

Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë

Magazina
Kalo në kategori