LAJMI I FUNDIT:

Fillon procesi i pjesëmarrjes së viktimave në Dhomat e Specializuara të Kosovës

Fillon procesi i pjesëmarrjes së viktimave në Dhomat e Specializuara të Kosovës

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) bëjnë të ditur se me konfirmimin e një aktakuze dhe publikimin e saj tek ata, viktimat tashmë mund të fillojnë të paraqesin kërkesa për pjesëmarrje në proceset e ardhshme.

Duke folur mbi pjesëmarrjen e viktimave, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka thënë se ata kanë juridiksion mbi krime të rënda, ku përfshihen krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.


“Që të arrihet drejtësi, nuk duhet të harrojmë ata që kanë vuajtur si pasojë e këtyre krimeve. Në gjykatën tonë, viktimave u jepet mundësi të marrin pjesë në procese gjyqësore, në realizimin e drejtësisë”.

Në njoftimin e dërguar nga dhomat e specializuara thuhet se personat të cilët mund të provojnë se kanë vuajtur personalisht dëm fizik, mendor apo material si pasojë e drejtpërdrejtë e krimeve të pretenduara që përfshihen në një aktakuzë të konfirmuar, mund të paraqesin kërkesë për pjesëmarrje në procese. Me tej një gjykatës merr vendim nëse parashtruesi i kërkesës mund të marrë statusin e viktimës pjesëmarrëse në DHSK.

Ndërsa administratorja Fidelma Donlon, ka thënë se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të përkushtuara që t’u mundësojnë viktimave pjesëmarrjen në procese gjyqësore, me ndihmën e mbrojtësve të viktimave.

“Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave do të bëjë të gjitha përpjekjet që t’i ndihmojë njerëzit në plotësimin e formularëve të kërkesave, të cilat do të trajtohen në mënyrë të sigurt dhe konfidenciale”.

Tutje në njoftim thuhet se “viktimat pjesëmarrëse në proceset në DHSK do të formojnë një ose më shumë grupe. Secili grup përfaqësohet përmes një avokati që gjithashtu quhet mbrojtës i viktimave. Mbrojtësit e viktimave mund të jenë të pranishëm në seanca gjyqësore dhe i informojnë viktimat gjatë të gjithë procesit gjyqësor”.

“Mbrojtësit e viktimave u kërkojnë viktimave të shprehin mendimet e tyre, dëgjojnë shqetësimet e tyre dhe ua përcjellin këto mendime e shqetësime gjykatësve përkatës. Viktimat që marrin pjesë në proceset gjyqësore në DHSK kanë disa të drejta ku përfshihen e drejta për njoftim, pranim dhe zhdëmtim”, vijon njoftimi.

Prokurori i Specializuar Xhek Smith ka thënë se “Ka rëndësi thelbësore që zëri i viktimave të dëgjohet gjatë të gjithë proceseve të ardhshme. I inkurajoj fuqimisht ata që kanë vuajtur si pasojë e drejtpërdrejtë e krimeve të paraqitura në aktakuza, që të marrin pjesë në këtë proces”.

Më shumë informacion në lidhje me pjesëmarrjen e viktimave, duke përfshirë edhe se si duhet paraqitur kërkesa, mund ta gjeni në: https:https://www.scp-ks.org/sq/dhomat-e-specializuara/viktimat ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori