LAJMI I FUNDIT:

Fillon procedura për zgjedhjen e furnizuesit universal të energjisë elektrike në Maqedoni

Fillon procedura për zgjedhjen e furnizuesit universal të energjisë elektrike në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë e filloi procedurën për zgjedhjen e furnizuesit universal me energji elektrike. Vendimi u soll në seancën e sotme qeveritare, ndërsa ministritë kompetente janë të obliguara të nominojnë anëtarë në Komisionin për zbatim të procedurës.

Zyra e Kryetarit të Qeverisë, Kabinetit të zëvendës Kryeministrit për Çështje Ekonomike dhe Minsitria e Ekonomisë duhet të propozojnë nga një anëtar dhe zëvendës-anëtar në Komisionin për zbatim të procedurës për zgjedhje të furnizuesit universal, ndërsa në afat prej tre ditësh nga një anëtar dhe zëvendës të tij duhet të nominojnë edhe Komisioni rregullator për energjetikë dhe ASHAM-i.


Komisioni është i obliguar ë në afat prej 14 ditëve në Qeveri të parashtrojë konkurs publik dhe dokumentacion të tenderit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak të realizimit të së drejtës të të gjitha amvisërive dhe konsumatorët e vegjël të furnizohen me energji elektrike me cilësi të konfirmuar sipas çmimeve të arsyeshme, qartë krahasuese, transparente dhe jo-diskriminuese, Qeveria e Republikës së Maqedonisë zgjedh furnizues universal i cili njëkohësisht do ta kryejë edhe veprimtarinë e furnizimit në rast të fundit. Qëllimi i kësaj procedure është realizimi i së drejtës së amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël të shërbimit universal në furnizimin me energji elektrike, përkatësisht të furnizohen nga furnizuesi universal në pajtim me obligimet e konstatuara me Ligjin për energjetikë dhe rregullat për furnizim”, thonë nga Qeveria.

Furnizuesi universal do të jetë i obliguar t’i furnizojë sipas çmimit të garantuar konsumatorët që nuk do të dalin në tregun e lirë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër

Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër

Lajme
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar

Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kalo në kategori