LAJMI I FUNDIT:

Fillon faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë 

Fillon faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë 

Duke filluar nga sot, 10.08.2017, fillon faza e pestë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje.


“Duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30 (24:00), sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

10 gusht: Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e       Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton.

11 gusht: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica.

12 gusht: Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Prishtina e Re (Vetërnik), Zona Industriale, NIC dhe Kazerma Adem Jashari.

13 gusht: Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria.

14 gusht: Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi.

15 gusht: Bërnica, Hajvali, Bërnica e poshtme, Barilevë, Besi, Bardhosh, Kolovica e Re

“Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. Andaj luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori