LAJMI I FUNDIT:

Filloi edicioni i pestë i festivalit “Oda e Llapushës”

Filloi edicioni i pestë i festivalit “Oda e Llapushës”

Mbrëmë në Malishevë është mbajtur nata e parë e edicionit të pestë të festivalit mbarëkombëtar të folklorit, “Oda e Llapushës”.

Këtij aktiviteti me rëndësi në fushën e kulturës dhe trashëgimisë, i kanë paraprirë një varg aktivitetesh, ndërsa festivali mbahet në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen për “Javën e Mërgimtarëve” në Malishevë, përfshirë edhe një sesion shkencor për folklorin në trevën e Llapushës.


Në natën e parë kanë marrë pjesë 21 grupe, ansamble dhe rapsodë nga të gjitha trevat shqiptare.

Zymer Neziri, Adem Zejnullahu dhe Izet Duraku, e përbëjnë jurinë e festivalit. Festivali vazhdon sonte me natën e dytë dhe të fundit, ku edhe do të ndahen çmimet.